Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Çfarë më tha Rama në takim për krizën

2019/10/03 at 9:45 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Presidenti Ilir Meta ka folur shpesh në media për takimin që ka patur me kryeministrin Edi Rama, përpara se të anulonte datën e zgjedhjeve ndërsa vendi ndodhej në krizë. Këtë të enjte në emisionin Opinion ai ka treguar detaje, madje dhe se çfarë i thoshte shefi i qeverisë.


“Nuk e kam menduar kurrë sinqerisht, deri në 10 qershor që Edi Rama vërtet e mendonte që të shkonte në zgjedhjeve vendore pa opozitën. Mendoja se ky donte të fitonte kohë, duke i vënë në një situatë të vështirë sa të afronte 30 qershori dhe pastaj ky do të vijë dhe vetë dhe të thoshte ore gjej një datë, ose bëj një përpjekje. Unë kam biseduar disa herë dhe ai më thoshte: kemi kohë. Unë nuk di të gënjej”, tha Meta.

“Nuk mendoj që atij i dhimbset shumë stabiliteti apo destabiliteti. Është i vetmi kryeministër në vend që nuk pranon dhe nuk merr përgjegjësi për asnjë nga krizat”, tha Meta më tej.

Presidenti ka folur dhe për takimet me kreun e PD-së, zotin Basha: “Kam diskutuar dhe qëndrimet e mia kanë qenë të qarta. Ato reagimet e tij kanë qenë dhe janë publike, nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për opozitën”.

 

***

Zoti President, çfarë biseduat me z. Rama? A ju dha ai një argument ai për qëndrimin që mbante?

Ilir Meta: Unë dua të them disa gjëra. Unë nuk e kam menduar kurrë sinqerisht deri në 10 qershor apo qoftë edhe një ditë më mbrapa që Edi Rama vërtetë e mendonte që të shkonte në zgjedhje vendore pa opozitën. Mendoja që ky do të fitojë kohë, t’i vërë këto ndoshta në një situatë pak si më të vështirë, duke afruar 30 qershori dhe pastaj ky do të vijë edhe vetë dhe do të thotë të gjejmë një mundësi, të caktojmë një datë dhe pastaj vijnë apo nuk vijnë ata, kjo është punë e tyre. Pra, mendoja që ky do ta bënte një përpjekje sido.

E kishit analizë këtë gjë apo e kishit biseduar?

Ilir Meta: E kisha biseduar disa herë dhe më thoshte kemi kohë. E vërteta kjo është, sepse kemi biseduar disa herë.

Ju thoshte se kemi kohë?

Ilir Meta: Po, më ka thënë kështu. Unë nuk di të gënjej, nëse ti ke ndonjë politikan në Shqipëri që të thotë se Ilir Meta më ka gënjyer, në rregull. Por unë nuk di të gënjej. Më thoshte se kemi kohë.

A e pranonte zoti Rama në bisedat private që vendi ishte në krizë?

Ilir Meta: Ai nuk e pranon edhe sot, thotë që është Europa në krizë, nuk jemi ne. Ne po shkëlqejmë, ne po lulëzojmë…. Ai po ta kishte pranuar këtë gjë dhe po të kishte atë ndjenjë përgjegjësie, që duhet të ketë, jo një Kryeministër, i cili ka shumë përgjegjësi ndaj vendit, por një qytetar normal kurrë nuk do të ishin këto situata.

A kishte frikë nga përplasjet civile Edi Rama? Flas për atë që është shprehur në takimet me ju…

Ilir Meta: Unë nuk e di se nga çfarë kishte frikë ai, por është gjëja më e lehtë kur të tjerët të vijnë e të bëjnë miting para Presidencës unë të iki në Skrapar dhe të mbaj fjalime kundër atyre që bëjnë miting këtu.

Në takimet private a kishte Rama frikë për destabilitet në vend?

Ilir Meta: Unë nuk mendoj tani pas gjithë këtyre zhvillimeve që atij i dhimbset shumë stabiliteti apo destabiliteti i Shqipërisë. Nuk e mendoj, sepse po t’i kishte këto ndjenja të përgjegjshme ai nuk do ta kishte lënë kurrë situatën të vinte deri në këtë pikë. Ai është i vetmi Kryeministër në këto 30 vjet që nuk pranon dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për asnjë nga krizat dhe pasojat që ai prodhon.

Sepse ai konsideron krizë artificiale të krijuar nga opozita me ndihmën tuaj…

Ilir Meta: Po, patjetër. Nga opozita, media, armiqtë ndërkombëtarë, të gjithë këta bashkë.

Ndërkohë me zotin Basha a keni biseduar gjatë kësaj kohe?

Ilir Meta: Mendoj se kam diskutuar dhe qëndrimet e mia kanë qenë të qarta për të.

Por ai vetë si reagonte?

Ilir Meta: Reagimet e tij kanë qenë dhe janë publike, unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë, edhe për opozitën. Dhe nuk kam pasur qëllim…/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

Meta: Asnjë marrëveshje me Berishën. Si më gënjeu Monika

Reagimi ndaj opinionit paraprak të Venecias, Meta jep detaje

“Zero, zero, zero...”, Ilir Meta: Pse nuk kam frikë nga SPAK

A do jap dorëheqjen? Meta: Nëse çmendet Venecia…

A do jap dorëheqjen? Meta: Nëse çmendet Venecia...
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com