Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka bërë testin e koronavirusit.
Gjatë një interviste televizive, Meta shprehet se ishte në një palestër dhe ishte informuar se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv.
Presidenti shprehet se ai dhe personi i infektuar kishin njohje, por Meta nuk ia kishte dhënë dorën në momentin e takimit.
”Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dhënë dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv”,-tha Meta.
Dolët negativ?
Po, po, ishte kontroll i dyfishtë./ Opinion.al