Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ai i Opozitës Basha dhe dy ambasadorët Lu e Vlahutin kanë rënë dakort me një propozim të bërë nga dy ambasadorët në takimin e sotëm mes të katërve.
Lajmi bëhet i ditur nga burime jo-zyrtare.
Propozimi prek dy institucionet e reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Kryeministri Rama, pa dërguar as ndonjë përfaqësues për të negociuar.
Më herët Rama është shprehur se do të firmosë çdo draft të dakortësuar më SHBA e BE, por pritet ende përgjigje nga PS.