Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta apel për lirinë e medias: Fake news, sistem në shërbim të shtetit

2019/11/02 at 12:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta apel për lirinë e medias: Fake news, sistem në shërbim të shtetit

Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve, presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për lirinë e medias në Shqipëri.

Presidenti është shprehur se presionet politike dhe censura kanë ndikuar në mbylljen e emisioneve politike. Ai ngre problemin e “Fake news” të cilat janë ngritur në sistem sipas tij për tu vënë në shërbim të shtetit.

Problemet me nismën ligjore “anti-shpifje” si dhe dhuna ndaj gazetarëve ka bërë që organizata të ndryshme ndërkombëtare të ngrenë zërin për lirinë e medias në Shqipëri si dhe kanë sjellë një rënie me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

“”Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik” shkruan ndër të tjera Meta.

Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta

Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve.

Një nisëm ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.

Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias.

Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo dhe rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.

Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

“Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë.

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.

Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për një tjetër dosje të bujshme

Atentati në Shkozet/ Dy akuzat që Prokuroria ka regjistruar procedimin

I dënuar me 6 vjet burg në Itali, në pranga 37-vjeçari në Shkodër

Tentuan të kalonin 5 sirianë në Kosovë, arrestohen në Kukës dy 21-vjeçarë

Basha takim me kolegjin e kryetarëve, vendos axhendën e aksionit opozitar

Basha takim me kolegjin e kryetarëve, vendos axhendën e aksionit opozitar

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com