Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ishte ditën e sotme në Pogradec, ku mbajti një takim elektoral. Ai tha se pogradecarët duhet të marrin hakë ndaj të pabesëve që shitën Pogradecin te PD-ja.
Sipas Metës, ka qenë vetë Rama ai që e shiti bashkinë e Pogradecit dhe Lezhës te PD-ja.
“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën Pogradecin. Le ta dëgjojë Edi Rama që betohet për bashkimin e të majtës.
Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës”, tha Meta.