Futbollisti Shkodran Mustafi ka postuar në instagramin e tij një fotografi ku shfaqet së bashku me yllin e Kombëtares gjermane, Mesut Ozil. Lojtari me origjinë turke, bën me duar shqiponjën e famshme, simbolin e shqiptarëve. Ata të dy luajnë për kombëtaren gjermane.
“Po ti di si ta bësh ashtu siç duhet”- në diçiturën e fotografisë ku sigurisht i drejtohet futbollistit me famë botërore, Ozil. Duket se Mustafi dhe Ozil kanë një marrëdhënie miqësore përpos fushës së blertë./Opinion.al