Një nxënës shkolle në Britaninë e Madhe, i abuzuar seksualisht nga mësuesja e tij, ka rrëfyer për herë të parë tmerrin që ka kaluar.
Ai tha se ka mbetur me pasoja për gjithë jetën, pasi mësuesja e kishte udhëzuar edhe vajzën e saj që ta thërriste nxënësin ‘babi’.
Mësuesja Caroline Berriman i shpëtoi burgut, edhe pse pranoi se kishte bërë seks me 15-vjeçarin.
Por djaloshi, tashmë 17 vjeç, thotë se ka mbetur me pasoja.
“Mund të kemi bërë seks mbi 50 herë brenda pak muajsh”.
Shumicën e rasteve ata bënin seks në shtëpinë e mësueses.
30-vjeçarja duhet të paguajë 100 sterlina gjobë dhe do bëjë 250 orë punë të papaguar në komunitet.