Alexandria M. Vera, mësuesja e anglishtës e klasës së tetë te Stovall Middle School në Houston, dyshohet se i ka thënë policisë në prill dhe marrëdhënia që ajo kishte me një nga nxënësit e saj nisi përmes mesazheve në Instagram dhe vazhdoi me një dashuri të madhe.
Të mërkurën, dy muaj pas nisjes së hetimit policor dhe rreth tetë muaj pasi 24-vjeçarja Vera dyshohet se kishte nisur të bënte seks me nxënësin e klasës së tetë, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest me akuzën e abuzimit seksual ndaj të miturve. Nxënësi është nën 14-vjeç.
Vera u dërgua në burgun e Montgomery County dhe më pas u la e lirë mbi bazën e garancisë pasurore prej 100,000 dollarëve, raporton Associated Press.
Takimet e tyre seksuale vijuan thuajse çdo ditë, ka thënë vera për policinë.
“Ajo tha se me djaloshin bënte seks thuajse çdo ditë te shtëpia e saj dhe se e donin njëri tjetrin dhe kishin edhe bekimin e prindërve të tij”./Mapo