Kompania boliviane Lamia, avioni i së cilës u rrëzua mëngjesin e sotëm në Kolumbi duke shkaktuar humbjen e jetëve të 70 personave midis të cilëve futbollistë të ekipit të Chapocoense dhe gazetarë, nuk është e panjohur për shërbimet e saj charter në botën e futbollit. Mësohet se me këtë avion ka udhëtuar edhe kombëtarja e Argjentinës. Vetëm 3 javë më parë Kombëtarja e Messit udhëtonte me një avion të po kësaj kompanie. Vetë Messi ka postuar në një profilin e tij në Tëitter duke kujtuar lojtarët e Chapocoense dhe postuar foto të tyre.