Gazeta kryesore argjentinase La Nacion ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë ditës së dielë për sa i përket Lionel Messi-t. Ata raportojnë me 100% siguri se Leo Messi do të rikthehet të luajë për përfaqësuesen e tij të Argjentinës. Një fjali vendimtare nga La Nacion ishte: “Bastvënësit dhe tifozët – jo me doemos e njëjta gjë – mund të qetësohen: Mesi do të rikthehet në ekipin kombëtar. Pyetja e vetme që mbetet akoma e hapur është kur, pasi kemi folur me disa burime tepër të sigurta pranë numrit 10, La Nacion është në gjendje të thotë largimi i tij nuk është i përhershëm. Por thjesht një pauzë.”
“Messi nuk ishte në dijeni se çfarë impakti do të kishin deklaratat e tij për popullin argjentinas.” Kili fitoi Copa America pas triumfit në Penallti. Messi e humbi penalltinë e tij dhe gjithashtu humbi finalen e dytë rresht në Copa America. Kjo e bëri që ai të deklaronte se ai do të tërhiqej nga kombëtarja. Por tani e ka kuptuar që ishte një gabim. La Nacion pretendon se deklarata e Messi-t ishte një “koktej i mërzisë dhe frustrimit” pas humbjes në finale ku Messi “u ndje veçanërisht fajtor për një tjetër humbje në një finale”. La Nacion pretendon se e di se kur do të rikthehet Messi, por me siguri ai do të udhëheqë ekipin e tij në Rusi 2018.