Pragsezon i ri, synime të reja, “look” i ri. Lionel Messi nuk mund të mos ndryshojë, sidomos si një përpjekje për t’u shkëputur përfundimisht nga drama në Kupën e Amerikës, ku humbi penalltinë në finale dhe dështoi sërish të rrëmbejë një trofe me kombëtaren. Kështu, partnerja e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonella Roccuzzo, sot gëzoi tifozët duke postuar një foto të sulmuesit me një imazh krejt ndryshe. Ndryshimi i Messit i suprizoi të gjithë. Flokët i ka me ngjyrë platini, shumë të ngjashme me pamjen e disa javëve më parë të kolumbianit të Real Madridit, James Rodríguez. Ky model i ri flokësh i “Pleshtit” është ideuar nga stilisti i tij, Ariel Bermudez. Messi i është përshtatur stileve të egra dhe që bien në sy, diçka e zakonshme në botën e futbollit, edhe pse gjatë karrierës së tij ai i ka mbajtur flokët gjithnjë thjesht, herë si adoleshent dhe herë si një djalë pa një vëmendje të veçantë estetike.
Çmenduritë më të fundit me modelet e flokëve i kanë bërë lojtarë si Phil Jones, Aaron Ramsey, Samir Nasri dhe Ricardo Quaresma.