Këtë të hënë, do të zhvillohet dhe ceremonia e Topit të Artë në Paris të Francës. Çmimi më prestigjioz individual për futbollistët do të mësojë sot fituesin e edicionit të 67 të saj.
Emri më i përfolur për ta fituar atë është Lionel Messi që shpreson të arrijë trofeun e tetë rekord në histori, ndonëse argjentinasi do të ketë përballë Erling Haalandi apo Kylian Mbappe.
Sa i përket pesë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, ai nuk është në nominim. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të nisë në orën 18:00.