Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësohen detaje nga negociatat. Çfarë propozoi Rama dhe kujt i telefonoi Basha pas takimit

2017/05/03 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti flet për takimin Rama-Basha: Nuk u arrit marrëveshje por negociatat vazhdojnë

Edi Rama dhe Lulzim Basha u ulën sot për herë të parë në një tryezë, ballë për ballë me negociimin e Bujar Nishanit. Takimi i parë mes tyre, 3 muaj nga kriza politike në vend nuk prodhoi marrëveshje, por ama palët i lanë vend njeri-tjetrit për të diskutuar sërish.

Takimi në Presidencë zgjati 3 orë (10:00-13:00). Kryeministri doli në përfundim të takimit, ndërsa Basha qendroi aty edhe për një orë tjetër. Burimet thanë se gjatë kësaj kohe Basha ka folur në telefon me kreun e PPE, Josef Daul. Kujtojmë se Daul është i angazhuar prej ditësh për të ndihmuar PD-në të gjejë konsensusin me mazhorancën për të hyrë në zgjedhje.

Sakaq televizioni Klan ka arritur të mësojë disa detaje nga takimi ku ishin të pranishëm, Rama, Basha, Nishani, Paloka, Ruçi dhe këshilltari i Nishanit.

Qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve janë dy çështjet që ka ngritur Basha porsa ka nisur takimi. Rama mësohet se nuk ka pranuar asnjërën prej tyre. Burimet thanë se Rama madje nuk i ka ofruar as 4 ministrat që ishin pjesë e marrëveshjes së ndërkombëtareve.

Rama mësohet se është shprehur se nuk ka kohë për ndryshime në qeveri dhe se zgjedhjet duhen mbajtur më 18 Qershor.

Por nga ana tjetër, Rama ka bërë një propozim tjetër që artikulohet për herë të parë. Mësohet se ai i ka propozuar Bashës që PD dhe PS të bëjnë bashkërisht disa ndërhyrje në Kushtetutë. Këto sanksione që ka parashtruar Rama kanë të bëjnë me përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë Basha nuk e ka pranuar.

Por gjithsesi e rëndësishme është se rruga e dialogut do të mbetet e hapur, këtë e la të nënkuptuar edhe Presidenti në njoftimin zyrtar për mediat: “Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”, tha Nishani.
/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Shtuna me temperatura tepër të larta. Parashikimi i motit për sot 5 korrik

5 Korrik, 2025 8:41 am
Para
Vesa Luma tregon fjalën e parë që ka thënë djali i saj/Nuk është as mami as babi

Vesa Luma tregon fjalën e parë që ka thënë djali i saj/Nuk është as mami as babi

Video/ Rrëzohet avioni, bie mbi makina

Video/ Rrëzohet avioni, bie mbi makina

Aleati i Bashës: Të zgjedhim Fatos Nanon President

Lëkundet aleati i parë i Bashës/ Agron Duka nuk shkon në mbledhje dhe deklaron: Qeveri teknike me Ramën Kryeministër

TE FUNDIT

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
5 Korrik, 2025

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka...

Lexo më shumë

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
5 Korrik, 2025

Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një...

Lexo më shumë

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
5 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të...

Lexo më shumë

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
5 Korrik, 2025

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com