Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

Meshkujt shqiptare nuk i pranojnë problemet me shëndetin mendor. Të dhënat e ISHP tregojnë se 1 në 10 meshkuj përjetojnë depresion dhe ankth, por ndryshe nga femrat, burrat nuk i pranojnë shqetësimet dhe nuk kërkojnë ndihmë tek specialisti, edhe pse neglizhimi mund të përkeqësojë situatën e tyre. Sipas psikiatrëve kjo ndodh për shkak të mentalitetit të popullatës.


“Janë meshkujt ata që nuk kërkojnë ndihmë. Për shkak edhe të mentalitetit që ne kemi, sepse një burrë duhet të jetë i fortë, një burrë eshtë shtylla e shtëpisë. Ai nuk mund të vuajë nga probleme të shendetit mendor sepse fatkeqësisht vazhdon të mbetet akoma mendimi që një sëmundje e shëndetit mendor kurohet vetë”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.

“Vështirësia jonë është shumë e madhe kur vetë personi apo familjari i tij nuk e pranojnë. Për shkak të stigmës që ekziston akoma në popullatë. Nga problemtaikat e shëndetit mendor vijnë edhe shumë ankesa fizike, ankthi me tipare somatike”, thekson Asabella.

Shkaqet kryesore të problemeve mendore, ekspertët rendisin varfërinë, statusin ekonomik, përdorimin e substancave, stresin dhe traumat që mund të ketë përjetuar individi.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT