Atje ku është nëna është dhe butësia thotë Papa në meshën e parë për vitin e ri, dedikuar tërësisht Marias dhe paqes.
‘Me Maria, Zoti-fëmijë mësoi të dëgjojë ëngjëjt, ankthet, gëzimet dhe sghpresat e popullit të premtuar. Me Të zbuloi veten si bij i popullit të shenjtë të Zotit’, tha Papa.
Për Papën nënat janë antidoda më e fortë kundër tendencës individualiste dhe egoiste, kundër mbylljes dhe apatisë tonë. Një shoqëri pa nëna do të ishte një shoqëri e ftohtë, një shoqëri që ka humbur zemrën, dhe ka humbur ‘shijen e familjes’, vijoi më tej Papa.