Në fillim të sezonit, Federico Valverde vuri një bast me trajnerin Carlo Ancelotti se këtë sezon do të shënonte të paktën 10 gola. Nëse nuk do ta bënte këtë gjë, tekniku italian do të tërhiqej.
Në finalen e Botërorit të Klubeve ndaj Al Hilal, uruguajani shënoi dy gola dhe arriti shifrën e 11 golave në të gjitha kompeticionet, duke i “lejuar” Ancelottit që të vijojë të jetë trajner.
Sapo shënoi, Valverde vrapoi në stol për të përqafuar Ancelottin, i cili i ka dhënë mesfushorit liri për të vepruar kudo në fushë, madje edhe si sulmues krahu.