Tekstshkruesja dhe këngëtarja e njohur Rozana Radi, duket se ndihet pak e vetmuar dhe bosh në këtë periudhë festash. Rozi ka postuar një status në Facebook, ku shkruan se:
“Vetëm nëse do isha me nënën dhe babain do kisha Krishtlindje. Ata ishin të vetmit që ma zbukuronin festën”. Rozana Radi ka kohë që jeton e vetme në shtëpinë e prindërve të saj, pasi ata nuk jetojnë më.