Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i presidentit për votuesit: Të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni

2023/05/12 at 6:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet/ Begaj-kreut të KQZ: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive

Teksa na ndajnë pak orë nga dita e zgjedhjeve të 14 majit, presidenti i Republikës Bajram Begaj, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve.


Begaj u kërkoi partive politike të heshtin, pasi tani zgjedhjen e kanë në dorë qytetarët.

Ai i fton qytetarët të ushtrojnë të gjithë të drejtën e tyre për të zgjedhur alternativën që gjithsecili mendon se përmbush pritshmëritë personale.

Kreu i Shtetit u rikujtoi të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Të nderuar votues!

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj.

Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore. Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim! Me këtë rast dua t’u rikujtoj të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

Ju kërkoj të jeni në lartësinë e kësaj sfide, të cilën ia kemi detyrim të gjithë qytetarëve shqiptarë e veçanërisht brezit të ri. Ia kemi detyrim shpresës së diasporës shqiptare që i mban sytë dhe zemrën nga atdheu dhe të gjithë punës së madhe që është bërë pa dallim krahu politik, për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Të nderuar votues, ju lutem flisni me votë! Duke ju uruar mbarësi në familje, komunitet dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtrojmë të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që gjithsecili mendon se përmbush pritshmëritë personale”, tha Begaj./Opinion.al

 

Etiketa: Bajram Begajmesazhvotezgjedhje


Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
14 Maji, Rrumbullaku: Janë zbuluar 54 raste të krimeve zgjedhore, 88 persona nën hetim

14 Maji, Rrumbullaku: Janë zbuluar 54 raste të krimeve zgjedhore, 88 persona nën hetim

Arrestimi i Belerit, Rrumbullaku: Policia veproi e autorizuar nga prokurori

Arrestimi i Belerit, Rrumbullaku: Policia veproi e autorizuar nga prokurori

Berisha nga Elbasani: Rama e nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime

Berisha nga Elbasani: Rama e nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com