Para takimit me shqiptarët këtë të diel në Athinë, kryeministri Edi Rama ka folur për median greke Kathimerini, ku u shpreh se kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e konsideron si një mik të mirë dhe që e respekton shumë.
Ai pohon gjithashtu se kryeministri grek më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ai përmend gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk do ketë lidhje fare me rastin e Fredi Belerit.
“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, theksoi Rama.
Kujtojmë që kryeministri Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.