Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhi i diplomatit, Meta: Tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë

2020/05/27 at 5:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mesazhi i diplomatit, Meta: Tregon paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë

Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë publikoi në emisionin “Opinion” mesazhin e një diplomati të huaj në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mesazh sqarohej qëndrimi i kryeministri Edi Rama në lidhje me kandidaturat në Gjykatën Kushtetuese.


Referuar këtij mesazhi, Meta tha se kjo është prova që Rama ndërhynë në sistemin e drejtësisë dhe kërkon që ta vërë nën kontroll atë. Ndërkohë, në një intervistë për  “Albanian Daily News”, Meta shprehet se mesazhi i është dërguar para 7 muajve dhe sipas tij, shërben si një kamban alarmi.

Sipas Presidentit, “mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesnin qëndrimin e Presidentit por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese që i takonte vetëm atij.”

LEXO EDHE: https://opinion.al/mos-i-bjere-te-fiket-presidentit-meta-publikon-sms-e-diplomatit-te-huaj/

Cili ishte thelbi i mesazhit të diplomatit të huaj?

Ky mesazh po publikohet mbas 7 muajsh, pikërisht sepse është më aktual se kurrë dhe shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Ai tregon se ishte i domosdoshëm si një akt sovraniteti, transparence, por edhe paralajmërimi, për cdo aktor që mban përgjegjësi për dështimet e rënda të Reformës në Drejtësi dhe që tenton ta ndajë këtë dështim me të vetmin aktor të përgjegjshëm, me integritet, super-bashkëpunues, dhe paralajmërues për këto pasoja të zbatimit të njëanshëm dhe në errësirë të Reformës në Drejtësi që është Presidenti i Republikës.

Mesazhi synon të tregojë paaftësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët në rastin në fjalë nuk mbështesnin qëndrimin e Presidentit por qëndrimin e z. Dvorani, pra të Kryeministrit Rama, në shkelje të qartë të Kushtetutës për t’i rrëmbyer Presidentit një kompetencë kushtetuese që i takonte vetëm atij.

Presidenti u kishte dërguar të gjithë ambasadave të Bashkimit Europian dhe asaj të SHBA që në 5 nëntor shkresën zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, dhe Avokatit të Popullit, ku në mënyrë të qartë paralajmëronte që të evitohej një përplasje institucionale dhe kërkonte bashkëpunim për të respektuar Kushtetutën secili sipas radhës.

Presidenti nuk mori asnjë përgjigje zyrtare nga Kryetari i Parlamentit, as nga kryetari i KED, që ishte paralajmëruar se po shkelte Kushtetutën dhe ligjin, por në 8 nëntor, ditë e shtunë, cuditërisht, mediat pro qeverisë shpallën Arta Vorpsin anëtare të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare në mënyrën më të paligjshme dhe më skandaloze.

Përsëri Presidenti nuk hoqi dorë nga përpjekjet e tij bashkëpunuese edhe me komunitetin ndërkombëtar në Tiranë duke ftuar disa përfaqësues kryesorë të tij në takimin e datës 9 nëntor në darkë, ku merrte pjesë edhe Avokati i Popullit që ndante të njëjtat shqetësime me Presidentin.

Presidenti përsëri u sqaroi situatën dhe u kërkoi që të ndërhyjnë meqenëse nuk kishte marrë asnjë reagim nga Kryetari i Parlamentit që të kërkonin nga pala tjetër që të respektonte Kushtetutën dhe i sqaroi se shpallja e Arta Vorpsit ishte tërësisht e paligjshme dhe jo vetëm kaq por edhe se Presidenti nuk mund të pranonte betimin e saj pasi kjo ishte një shkelje e Kushtetutës.

Ndaj për të mos cenuar më tej integritetin e Reformës dhe të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese Presidenti i siguroi se sapo Parlamenti të zgjidhte të parin e tij Presidenti menjëherë do të zgjidhte të dytin e tij, në mënyrë që të ruhej radha kushtetuese dhe të mos dëmtohej legjitimiteti i këtij procesi.

Po kështu Presidenti u premtoi diplomatëve se në mëngjes herët do të bënte një deklaratë të tillë ku do garantonte se ai do shprehej 24 orë menjëherë për këtë cështje që Parlementi të ishte brenda afateve për të bërë zgjedhjet e tij. Ndërkohë mëngjesin e ditës së nesërme, teksa Presidenti edhe një herë bëri thirrjen publike mjaft konstruktive drejtuar Parlamentit për bashkëpunim, mori atë mesazh në emër të përfaqësuesve të ShBA dhe zyrës së BE të cilin tashmë e kanë parë të gjithë.

Ky mesazh tregon qartë se ekspertët ndërkombëtarë ishin bërë njësh për këtë cështje me Dvoranin dhe mazhorancën dhe kjo u konfirmua për fat të keq edhe në vijimësi me qëndrimet e tyre aspak transparente lidhur me ligjin që sollli mazhoranca për betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me pretendimin se mazhoranca kishte mbështetjen e ShBA dhe të BE, pra nga Euralius dhe Opdat. Një projektligj që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të qartë dhe për të cilin u thirr edhe Komisioni i Venecias.

Edhe përpara këtyre zhvillimeve unë i kam paralajmëruar përfaqësuesit e SHBA dhe të Zyrës së BE në Tiranë që ekspertët e tyre të mos punojnë në mënyrë të njënashme vetëm me qeverinë dhe mazhorancën dhe të mos shërbejnë shpesh si certifikues të shkeljeve të Kushtetutës apo të ligjeve konsensuale për reformën.

Shpresoj që publikimi i këtij mesazhi me të cilin disa përfaqësues këtu në Tiranë kanë qenë të njohur prej kohësh, prej gjashtë a shtatë muajsh, t’u shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për ta nxjerrë zbatimin e reformës nga errësira dhe njëanshmëria në dritë, në transparencë, në mënyrë që të frenohet kjo rënie e lirë e besimit të qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Para
Ndryshimet në ligj, cigaret do të shiten vetëm në pika të autorizuara

Si po përdoret duhani për të luftuar COVID-19?

Teatri/ Budina nga Lezha: Besëlidhje, manifestim gjigand në Tiranë

Teatri/ Budina nga Lezha: Besëlidhje, manifestim gjigand në Tiranë

Ky vend ofrohet të paguajë gjysmën e shpenzimeve të turistëve

Ky vend ofrohet të paguajë gjysmën e shpenzimeve të turistëve
















TE FUNDIT

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
7 Shkurt, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
7 Shkurt, 2026

Dashi Në dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift, në sajë të kalimit tranzit të Venusit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com