Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merru me mitrën tënde…

2016/06/10 at 10:56 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shifrat e frikshme/ 1 në 4 gra aborton

Nga Nadirah Angail


Diku ndodhet një grua, 30 vjeç, pa fëmijë. Njerëzit e pyesin: “Akoma pa fëmijë?”. Reagimi i saj ndryshon dita ditës, por zakonisht ky reagim përfshin buzëqeshje të forcuara dhe vetëpërmbajtje. “Jo, jo akoma”, përgjigjet duke buzëqeshur, duke fshehur frustrimin e saj. “Epo, mos prit shumë. Koha ikën, ti e di”, e mbyll i mençuri i radhës para se të largohet, i kënaqur me veten që tregoi aq shumë urtësi erudite. I mençuri largohet. Gruaja ruan edhe për pak buzëqeshjen e saj. Kur është vetëm qan….

Qan sepse ka mbetur shtatzënë 4 herë, por çdo herë ka pësuar një abort spontan.

Qan sepse po tenton të ketë një fëmijë që nga nata e parë e martesës, pesë vjet më parë.

Qan sepse burri i saj ka fëmijë me ish gruan.

Qan sepse do dëshpërimisht të tentojë fekondimin in vitro, por nuk mund t’i përballojë shpenzimet.

Qan sepse ka tentuar fekondimin in vitro (disa herë) dhe fëmija nuk po duket.

Qan sepse shoqja e saj e ngushtë nuk do të bëhej kurrë nënë surrogate. “Do të ishte e çuditshme” i thotë.

Qan sepse ilaçet që merr e pengojnë të mbetet shtatzënë.

Qan sepse ky problem shkakton tensione në martesën e saj.

Qan sepse doktori i thotë se është mirë, por thellë e di që ajo është problemi.

Qan sepse burri i saj fajëson veten dhe kjo ndjesi faji e bën një person të vështirë për të jetuar.

Qan sepse të gjitha motrat e saj kanë fëmijë.

Qan sepse një nga motrat e saj, as nuk donte fare të kishte fëmijë.

Qan sepse shoqja e saj e ngushtë është shtatzënë.

Qan sepse është ftuar në një tjetër baby shoëer.

Qan sepse nëna e saj vazhdon ta pyes: E dashur çfarë po prisni akoma?

Qan sepse vjehrrit duan të bëhen gjyshër.

Qan sepse fqinja e saj ka dy binjakë dhe i trajton si mos më keq.

Qan sepse 16 vjeçaret mbeten shtatzënë edhe pa e tentuar.

Qan sepse është një teze e mrekullueshme.

Qan sepse tashmë i ka zgjedhur emrat.

Qan sepse ka një dhomë bosh në shtëpinë e saj.

Qan sepse ka një hapësirë bosh në trupin e saj.

Qan sepse ka shumë për të ofruar.

Qan sepse ai do të ishte një baba i mrekullueshëm.

Qan sepse ajo do të ishte një nënë e mrekullueshme, por nuk është.

Diku tjetër ndodhet një tjetër grua: 34 vjeç, 5 fëmijë. Njerëzit i thonë: “Pesë? Oh Zot, shpresoj të mos vazhdosh më?” dhe pastaj qeshin së bashku sepse komente të tilla shkaktojnë të qeshura. Edhe gruaja qesh, por jo më sinqeritet. Ndryshon temë dhe si gjithmonë mbyll një sy ndaj kësaj mungese respekti. Është thjesht një ditë më shumë. Vetëm qan…

Qan sepse pret një tjetër fëmijë, por ndjen se duhet ta fsheh gëzimin.

Qan sepse gjithmonë ka dëshiruar një familje të madhe dhe nuk kupton pse njerëzit janë kaq të shqetësuar nga kjo gjë.

Qan sepse nuk ka vëllezër dhe motra dhe është ndjerë gjithnjë e vetmuar.

Qan sepse gjyshja e saj ka pasur 12 fëmijë dhe do t’i pëlqente të ishte si ajo.

Qan sepse nuk mund ta imagjinojë ekzistencën pa fëmijët e saj, por njerëzit e trajtojnë sikur fëmijët të ishin ndëshkim.

Qan sepse nuk do të mëshirohet.

Qan sepse njerëzit e marrin të mirëqënë që nuk ishte kjo ajo që donte.

Qan sepse e mendojnë si të papërgjegjshme.

Qan sepse mendojnë se ajo nuk ka zë.

Qan sepse ndjehet e pakuptuar.

Qan sepse është lodhur duke mbrojtur zgjedhjet private.

Qan sepse ajo dhe burri i saj janë në gjendje të mbajnë familjen, por mesa duket kjo nuk ka rëndësi.

Qan sepse është lodhur nga komentet “shakatare”.

Qan sepse merret me punët e veta.

Qan sepse do donte që edhe të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Qan sepse ndonjëherë e vë në dyshim dhe pyet veten nëse do të ishte më mirë të bënte vetëm dy.

Qan sepse të tjerët janë të shpejtë në kritika dhe të ngadaltë të ofrojnë ndihmë.

Qan sepse është lodhur nga paragjykimi i vazhdueshëm.

Qan sepse njerëzit janë të paedukatë.

Qan sepse shumë njerëz duket se kanë një opinion për jetën e saj private.

Qan sepse gjithçka që do është që të jetojë e qetë.

Një tjetër grua: 40 vjeç, një fëmijë. Njerëzit pyesin: “Vetëm një? Nuk ke dashur të bësh më shumë?”. “Jam e lumtur kështu”, përgjigjet ajo me qetësi, një përgjigje që e ka përsëritur kush e di sa herë. Pak a shumë bindëse, por askush nuk do të dyshonte që kur është vetëm, ajo qan….

Qan sepse ajo shtatzëni ishte mrekulli.

Qan sepse fëmija i saj i kërkon akoma një motër apo vëlla.

Qan sepse ka dashur gjithmonë të bëjë tre fëmijë.

Qan sepse iu desh të ndërpriste shtatzëninë e dytë për të shpëtuar jetën.

Qan sepse doktori i thotë se do të ishte me shumë rrezik një tjetër shtazani.

Qan sepse po lufton për t’u kujdesur për të vetmin fëmijë që ka.

Qan sepse ndonjëherë një fëmijë vlen sa për dy.

Qan sepse burri i saj as nuk e merr në konsideratë idenë e një fëmije tjetër.

Qan sepse burri i saj nuk jeton më dhe ajo nuk e ka rigjetur dashurinë

Qan sepse familja e saj beson se një fëmijë është mjaftueshëm.

Qan sepse është zhytur në karrierën e saj dhe nuk mund ta braktis.

Qan sepse ndjehet egoiste.

Qan sepse nuk ka humbur akoma kilet e akumuluara gjatë shtatzënisë së parë.

Qan sepse ka vuajtur nga depresioni postpartum.

Qan sepse nuk arrin të durojë akoma atë eksperiencë.

Qan sepse ka probleme me trupin e saj dhe shtatzënia thjesht sa përkeqëson situatën.

Qan sepse lufton akoma kundër bulimisë.

Qan sepse i është dashur t’i nënshtrohet histerektomisë (Heqje e mitrës).

Qan sepse do një tjetër fëmijë, por nuk mund ta ketë.

Këto gra janë kudo. Janë fqinjat tuaja, shoqet, motrat, koleget, kushërirat. As nuk duan t’ia dinë për këshillat tona, opinionet tona. Uterusi i tyre u përket vetëm atyre, ta respektojmë. /Dita



Ju sugjerojmë

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Para
Harrojeni viagrën. ja çelësi për seks të mirë

Harrojeni viagrën. ja çelësi për seks të mirë

Gjykata e Lartë e lë Emiljano Shullazin në burg

Ja pse Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Shullazit

E jashtëzakonshme, Kurani do lexohet në Vatikan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
14 Maj, 2025

Dashi Dashuria ka ulje dhe ngritjet e veta. Vendosja e yjeve parashikon që të kaloni një fazë sfiduese, por asgjë...

Lexo më shumë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com