Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merrnin para për një vend pune në Drejtorinë e Burgjeve, SPAK arreston dy zyrtarë

2023/06/07 at 10:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkon në SPAK

Dy zyrtarë janë vënë në pranga pasi merrnin ryshfet për të punësuar njerëz në Drejtorinë e Burgjeve.


SPAK ka njoftuar se ndaj 2 zyrtarëve, Agron Balla dhe Klodian Gjeci, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” pasi ekzistojnë dyshime se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërkuar dhe marrë përfitime në shuma monetare me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas SPAK, shumat monetare janë kërkuar dhe marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një personi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

2 zyrtarët dyshohen për vepërn penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me proçedimin penal nr.18 viti 2021 që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, janë krijuar dyshime se shtetasit K.Gj dhe A.B, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një shtetasi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.55, datë 06.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.Gj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.B, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Durrës kanë ekzekutuar në datën 06.06.2023 masat e sigurimit personale të vendosura ndaj personave nën hetim të mësipërm.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Etiketa: arrest me burgdrejtoria e burgjevespakzyrtare


Ju sugjerojmë

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

6 Shkurt, 2026 11:19 am
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

6 Shkurt, 2026 11:14 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

6 Shkurt, 2026 10:51 am
Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

6 Shkurt, 2026 10:27 am
Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
Bota

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

6 Shkurt, 2026 10:24 am
Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
Bota

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

6 Shkurt, 2026 10:20 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

6 Shkurt, 2026 8:54 am
“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Para
“Po na torturoni”, momenti kur militantët e Bashës ndalojnë Bardhin, Korreshin dhe Sulën

"Po na torturoni", momenti kur militantët e Bashës ndalojnë Bardhin, Korreshin dhe Sulën

Detaje të reja nga krimi në Korçë, gruaja u gjet nga vajza adoleshente

Plagosi me thikë bashkëshorten, flet Aleko Myrtollarit: Gruaja nuk donte të punonte

Matura/ Publikohen notat e provimit me zgjedhje

Pak minuta pas nisjes së provimit, publikohet teza e Gjuhës Shqipe
















TE FUNDIT

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
6 Shkurt, 2026

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Me...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
6 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm. Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë...

Lexo më shumë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
6 Shkurt, 2026

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, në Konispol. 57-vjeçari Mirash Gjikola ka njoftuar policinë e Sarandës...

Lexo më shumë

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lançoi faqen e internetit të shitjes së barnave direkt te konsumatori, TrumpRx.org, si pjesë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com