TIRANË- Tre persona, mes tyre një grua janë vënë në pranga apsi kanë arritur të marrim 5 kredi me dokumente të falsifikuara. Policia thotë se u kapën në flagrancë duke tentuar të kryenin sërish të njëjtin veprim në një bankë të nivelit të II në Tiranë.
Të arrestuarit janë:
– Paulin Aliaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
– Elisabeta Imerraliaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
– Edison Nuzi, 26 vjeç, banues në Tiranë
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri -tjetrin, po tentonin të tërhiqnin një kredi me dokumentacion të falsifikuar, në një bankë të nivelit të dytë.
Këta shtetas kanë arritur të marrin kredi në 5 (pesë) filiale bankash të nivelit të dytë.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Mashtrim”, “Mashtrim në Kredi” dhe “Falsifikim i Dokumentacionit”.