Fundjava paraqitet kryesisht me vranësira dhe shira, më të konsiderueshëm në qendër mbrëmjen e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ndersa në veri, shira të dendur mbrëmjen e së dielës deri mesditën e së hënës.
Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin verior dhe jugor.
Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat veriore dhe lindore.
Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore