Policia franceze ka rrethuar një zonë afër një agjencie të udhëtimit, ku po mbahen viktimat që janë marrë peng nga një i armatosur në Paris të Francës, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Negociatorët janë në vendngjarje dhe janë duke tentuar të bisedojnë me pengmarrësin. Ngjarja po zhvillohet në bulevardin Massena, në jug të kryeqytetit francez.
Policia ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë larg kësaj zone.
Shërbimet e sigurisë janë pozicionuar, në qendër të qytetit, duke e bllokuar atë dhe duke kryer kontrolla të rrepta.
Pengmarrësi besohet të jetë i armatosur me një pistoletë.
Ky sulm vije gjatë kohës kur kryeqyteti francez po përballet me frikë të madhe nga sulmet terroriste dhe si rrjedhojë e kësaj janë mbyllur disa kryeqendra të frekuentuara nga vizitorët, përfshirë edhe Disneyland.