Janë marrë masa shtesë për sigurinë e kreut të SPAK, Altin Dumani.
Sipas “News 24”, prej disa javësh Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.
Po ashtu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.
Kujtojmë që kohët e fundit SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani ka ndërmarrë disa operacione, ku në pranga kanë rënë persona të botës së krimit, por edhe zyrtarë të lartë.