Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Merr një minutë, shpëto një jetë”: Njerëzit e prirur drejt vetëvrasjes dhe si mund ti ndihmojmë

2017/09/15 at 3:03 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Merr një minutë, shpëto një jetë”: Njerëzit e prirur drejt vetëvrasjes dhe si mund ti ndihmojmë

Vetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik. Disa raste të vetëvrasjeve janë të parandalueshme, mund të mblidhen të dhëna për to, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje. Për të qenë ndërhyrjet sa më efektive, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim multisektorial në hartimin e strategjive.


OBSH-ja e vlerëson vetëvrasjen si një proritet të shëndetit publik. Raporti i parë i OBSH-së mbi vetëvrasjen “Parandalimi i vetëvrasjes: një domosdoshmëri globale”, publikuar në vitin 2014, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjes në shëndetin publik, si dhe për ta kthyer parandalimin e vetëvrasjes në një prioritet në axhendën globale të shëndetit publik. Gjithashtu, ai synon të inkurajojë dhe të ofrojë mbështetje për vendet anëtare në lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive kombëtare si një qasje multisektoriale. Në Planin e Veprimit për Shëndetin Mendor 2013-2020 të OBSH-së, anëtarët janë angazhuar të punojnë drejt një targeti global për reduktimin e shifrave të vetëvrasjes me 10% deri në vitin 2020.

Slogani i këtij viti “Merr një minutë, ndrysho një jetë” synon të vërë në dukje se është detyrë e secilit në shoqëri, si pjesë e një komuniteti, të hedhë një vështrim tek ata që po kalojnë një periudhë të vështirë dhe t’i inkurajojë të flasin për problemet e tyre në mënyrë që të mund të shkohet drejt zgjidhjes. Krijimi i një bote ku ofrohet kujdes dhe mbështetje, ku ofrohet dëgjim pa u gjykuar mund të bëjë diferencën e madhe. Këto vlejnë veçanërisht për specialistët, të cilët duke pikasur individë me probleme në komunitet, mund të parandalojnë shumë probleme të mëtejshme, përfshirë vetëvrasjen. Individët që jetojnë me mendimet apo tentativat për vetëvrasje mund t’u mësojnë të tjerëve sesi fjalët dhe veprimet janë shumë të rëndësishme për individë, të cilët ndodhen në këtë situatë. Shpesh, këta individë pranojnë se në ato kohë të errëta, në të vërtetë, donin shumë që dikush të fliste me ta e t’i shpëtonte.

Kush është më në rrezik?

Ndërsa lidhja ndërmjet vetëvrasjes dhe problemeve të shëndetit mendor (sidomos depresionit dhe çrregullimeve të përdorimit të alkoolit) është e njohur në vendet me të ardhura të larta, shumë vetëvrasje ndodhin papritur, në momente krize, kur individi ndjen vështirësi për t’u përballur me streset e jetës, si: problemet financiare, problemet në marrëdhëniet sentimentale, sëmundje apo dhimbje kronike.

Po ashtu, përballja me konflikte, fatkeqësi natyrore, dhunë, abuzim, humbje apo izolim është e lidhur ngushtë me sjelljen vetëvrasëse. Shifrat e vetëvrasjes janë të larta te grupet që përballen me diskriminim, si: refugjatët, emigrantët dhe migrantët; popullatat indigjene, individët gei, lezbike dhe transgjinorë dhe të burgosurit. Gjithsesi, faktori më i madh i rrezikut ngelet tentativa e mëparshme e vetëvrasjes.

Metodat e vetëvrasjes

Është vlerësuar se afërsisht 30% e vetëvrasjeve në nivel global ndodhin si pasojë e helmimit, kryesisht me pesticide, të cilat, më së shumti, ndodhin në zona rurale dhe në vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare. Mënyra të tjera të përhapura të kryerjes së vetëvrasjes janë varja dhe armët e zjarrit. Njohja e mënyrave më të përdorura të vetëvrasjes i ndihmon specialistët të hartojnë strategji efektive të parandalimit, si kufizimi i aksesit.

Parandalimi dhe kontrolli

Vetëvrasja është e parandalueshme. Ka disa masa që mund të ndërmerren, në nivel popullate të përgjithshme, sub-popullate, si dhe në nivel individual, që synojnë parandalimin e vetëvrasjes dhe të tentativave vetëvrasëse. Këto përfshijnë:

  • Reduktimin e aksesit te mënyrat e mundshme të vetëvrasjes (pesticide, medikamenteve të caktuara, armë zjarri, etj).
  • Raportimin nga mediat në mënyrë të përshtatshme.
  • Ndikimin me anë të strategjive të alkoolit për reduktimin e përdorimit të dëmshëm të tij.
  • Identifikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin për individët me probleme të shëndetit mendor, të përdorimit të substancave, dhimbjeve kronike dhe stresit akut.
  • Trajnimet për punonjës të sistemit shëndetësor, të cilët nuk janë të specializuar, lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e sjelljes vetëvrasëse.Kujdesin në vazhdim për individë, të cilët kanë tentuar vetëvrasje dhe mundësimi i mbështetjes nga komuniteti për ta.

Vetëvrasja është një çështje komplekse dhe, si e tillë, përpjekjet për parandalimin e saj kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet shumë sektorëve të shoqërisë, përfshirë sistemin shëndetësor, sistemin arsimor, të punësimit, bujqësor, të biznesit, të drejtësisë, të ligjit, të mbrojtjes, politik, mediat. etj. Këto përpjekje duhet të jenë të qarta dhe të integruara në formë të tillë që të jenë, mbi të gjitha, qasjet e vetme dhe të kenë impakt në këtë çështje komplekse.

Stigma, sidomos ajo që rrethon problemet e shëndetit mendor dhe vetëvrasjen, nënkupton se shumë njerëz që po mendojnë t’i japin fund jetës së tyre apo që kanë tentuar vetëvrasjen nuk e kërkojnë ndihmën për të cilën kanë nevojë apo nuk e marrin, edhe nëse e kërkojnë. Parandalimi lidhur me vetëvrasjen mund të mos ketë qenë aq shumë efektiv për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit për vetëvrasjen, si një problem madhor i shëndetit publik, si dhe për tabunë që ekziston në shumë shoqëri për të folur hapur për të. Aktualisht, vetëm pak vende kanë përfshirë parandalimin e vetëvrasjes në strategjitë e tyre të shëndetit, dhe vetëm 28 vende në botë kanë strategji kombëtare të parandalimit të vetëvrsasjes.

Statistika globale

  • Afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes. Çdo 40 sekonda në botë vetëvritet një individ.
  • Numri i tentativave është shumë më i lartë.
  • Tentativa për vetëvrasje konsiderohet një faktor rreziku shumë i lartë.
  • Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet idividëve 15-29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët 15-44 vjeç.
  • Në nivel global, 78% e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.
  • Helmimi, varja dhe armët e zjarrit janë ndër metodat më të përdorura të vetëvrasjes në nivel global.
  • Vetëvrasja është 4 herë më e lart te meshkujt. Tentativat vetëvrasëse janë 3 herë më të larta te femrat. Po ashtu edhe mendimet suicidale (CDC). Te meshkujt mënyra më e zakonshme është ajo me armë zjarri, ndërsa te femrat helmimi.
  • Vihet re një rritje e shifrave të vetëvrasjes mbi moshën 50 vjeç, sidomos te meshkujt, individët që jetojnë vetëm, janë të ve ose të divorcuar./Instituti i Shëndetit Publik


Ju sugjerojmë

“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

10 Shtator, 2025 6:34 pm
FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
Bota

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

10 Shtator, 2025 4:39 pm
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

10 Shtator, 2025 4:36 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

10 Shtator, 2025 4:22 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Para
Tentoi të përdhunojë në mal bashkëfshataren, ja çfarë tha në polici autori

Tentoi të përdhunojë në mal bashkëfshataren, ja çfarë tha në polici autori

Lirohet nga burgu shqiptarja/ Lindi foshnjën të vdekur në banjë, nuk ishte vrasje

Lirohet nga burgu shqiptarja/ Lindi foshnjën të vdekur në banjë, nuk ishte vrasje

Mega-skandali/ Kryeministri dhe lidhjet e fshehta me pedofilët çojnë në rënie të qeverisë

Mega-skandali/ Kryeministri dhe lidhjet e fshehta me pedofilët çojnë në rënie të qeverisë
















TE FUNDIT

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
10 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të...

Lexo më shumë

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
10 Shtator, 2025

CEO i Oracle, Larry Ellison, ka arritur për herë të parë titullin e personit më të pasur në botë, duke...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
10 Shtator, 2025

Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin. Në një postim në rrjetin social Facebook,...

Lexo më shumë

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
10 Shtator, 2025

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 12 persona që kërkonin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com