Merr fund tortura e burrit nga Kina, i cili prej vitesh jetonte me një tumor kaq të madh, sa dukej sikur ishte shtatzënë.
33 – vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e la këtë masë të huaj në trup të rritej për 10 vite me radhë, pasi besonte se mund ta trajtonte me anë të mjekësisë popullore, por sëfundmi ai iu nënshtrua operacionit për heqjen e saj.
Tumori ishte rritur kaq shumë sa peshonte rreth 15 kilogramë.
Ai shkoi fillimisht tek mjekët në 2004 – ën, pasi kishte shqetësime në stomak dhe tumori iu dallua në 2006 – ën.
Nuk dihet nëse kjo masë ishte kancerogjene, megjithatë, siç shkruan “Daily Mail”, nëse do të kishte qenë beninj, mjekët do t’ia kishin hequr me urgjencë.
Tumori kishte nisur që t’i shtypte organet e brendshme dhe zorrët, që do të kishte qenë potencialisht fatale për 33 – vjeçarin.
Në këtë pikë, ai kishte vajtur në spitale të ndryshme nëpër Kinë, por mjekët i kishin thënë se operacioni për heqjen e këtij tumori ishte i rrezikshëm, derisa familja e tij arriti të mblidhte mjaftueshëm të ardhura për ta hequr atë në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak në Chengdu, kryeqyteti i provincës së Sichuan.
Operacioni zgjati 6 orë dhe u realizua nga një grup ekspertësh./Klan