Një piceri në qytetin e Sarandës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.
Si pasojë e zjarrit nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Nga zjarri jane djegur disa sende dhe aparatura të lokalit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.