Një grua ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët e zjarrit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.8.
Mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit nga një furnelë për ngrohje.
Për pasojë humbi jetën pronarja 65-vjeçare me iniciale H.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes