Angela Merkel u ka bërë të qartë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor se, referendumi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian nuk është një “mundësi” për ta.
Gjatë samitit të Ballkanit të mbajtur në Paris, kancelarja gjermane është shprehur se integrimi në BE është diçka që duhet arritur, raporton panorama.
“Nuk ka ndryshuar asgjë nga vendimi që ka marrë Britania e Madhe”, u shpreh Merkel duke bërë të qartë se hyrja në BE është çështje e përmbushjes së kushteve të kërkuara.
Këtë të hënën në Paris u takuan liderët e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.