Gjermania ka marrë një vendim të rëndësishëm për sa i përket homoseksualëve. Kancelarja Angela Merkel u ka hapur rrugën personave LGBT të martohen. Gjermania ka pasur politika mjaft strikte për sa i përket martesave gei. Partitë konservatore Gjermane dhe kancelaria gjithmonë kanë qenë kundër këtyre martesave, dhe është e habitshme që Merkel ndërroi mendje kaq shpejt.
Ajo papritur vendosi që në Bundestagun gjerman të votohet ndoshta brenda kësaj jave për martesën e homoseksualëve dhe të lesbikeve. Sipas komentatorit të Deutsche Welles, Gero Schließ, këtë gjë Merkeli e bën thjesht për arsye taktike për të vazhduar mbajtjen e pushtetit.v