Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka dënuar puçin ushtarak në Turqi, si dhe ka thënë se Berlini qëndron në anën e atyre që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.
“Është tragjike sa shumë njerëz vdiqën gjatë grushtit të shtetit”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.
“Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet ” bëri thirrje ajo.
Merkeli shtoi se, “Tanket në rrugë dhe sulmet ajrore kundër popullit janë padrejtësi,”.