Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkato/ Partizani përforcohet me një lojtar të Kombëtares Serbe

2016/12/25 at 11:15 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkato/ Partizani përforcohet me një lojtar të Kombëtares Serbe

Partizani është i vendosur të ndërtojë një sulm të frikshëm për pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që titulli kampion të kthehet pas 24 viteve te “demat e kuq”. Në merkaton e dimrit, klubi kryeqytetas do të afrojë lojtarë që të rrisin cilësinë në ekip, por edhe të bëjnë diferencën me rivalët kryesorë.

Të kuqtë kanë prodhuar lojë në dy pjesët e para të sezonit aktual, por shpërdorimi i rasteve para portës së kundërshtarit ka bërë që skuadra e Starovës të lërë pikë rrugës. Për të përmirësuar këtë sektor, të kuqtë pritet që të afrojnë një sulmues të kombëtares së Serbisë, i cili në gjashtë muajt e fundit është aktivizuar me Partizanin e Beogradit.

Nikola Durdiç pritet të jetë goditja e “demave” në merkaton e dimrit. Mësohet se akordi me lojtarin është arritur dhe ai parashikohet të zyrtarizohet para ardhjes së Vitit të Ri 2017. Durdiç është i datëlindjes 1 prill 1986 dhe hapat e parë të karrierës i ka nisur në vendlindje e më pas ka luajtur në Norvegji me skuadrën Haugesund, në Suedi në radhët e Malmos, si dhe për disa sezone ka luajtur në Gjermani në Bundesligën e parë e të dytë, me Grojter Fyrthin, Augsburgun dhe Fortuna Dyseldorfin. Ndërsa në verë të 2016- ës, 30-vjeçari u bë pjesë e Partizanit të Beogradit, ku u shënoi një gol në 13 ndeshje.

Durdiç ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare serbe, ku me U-21 ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ndërsa me skuadrën e parë ai ka zhvilluar një takim, në miqësoren e 6 shkurtit 2013 ndaj Qipros. Në këtë periudhë, kombëtarja serbe drejtohej nga trajneri Sinisha Mihajloviç.

Sulmuesi serb e ka treguar veten edhe në Kupat e Europës, ku me fanellën e Helsingborgut ka arritur të shënojë në Ligën e Europës ndaj Tuentes dhe Hanoverit, ndërsa në 2015-ën, kur bënte pjesë te suedezët e Malmos, ka shënuar në portën e Salzburgut në raundin e tretë paraeliminator të Champions-it.

Divorci me Partizanin e Beogradit

Në prag të festave të fundvitit, Partizani i Beogradit ka nxjerrë në treg kalendarin e 2017-ës që shoqërohet me foto të futbollistëve. Në këtë kalendar bën pjesë edhe sulmuesi Durdiç, por drejtuesit e klubit e kanë specifikuar se 30-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së tyre në 2017-ën. Drejtori sportiv i Partizanit të Beogradit, Iliev, ka bërë të ditur për mediat serbe se Durdiç nuk do të jetë më pjesë e Partizanit të Beogradit, si dhe ka pohuar se sulmuesi po shikon për transferimin në një klub tjetër.

nikooo

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Big Mama “sheh vdekjen me sy”

Big Mama "sheh vdekjen me sy"

Detajet/ Flor Mumajesit i dogjën makinën 50 mijë euro një muaj pas ndarjes me Elvana Gjatën

Detajet/ Flor Mumajesit i dogjën makinën 50 mijë euro një muaj pas ndarjes me Elvana Gjatën

“Kam lënë play station për të luajtur titullar te Man. Utd”

"Kam lënë play station për të luajtur titullar te Man. Utd"

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com