Elis Bakaj është lojtari më i ri RNK Splitit në Kroaci teksa mesfushori 28 vjeçar është prezantuar sot me fanellën e skuadrës kroate ku ai gjen edhe Amir Rrahmanin.Lajmi bëhet i ditur nga klubi kroat që raporton për nënshkrimin e një kontrate 2 vjeçare me Bakajn, i cili mbylli një sezon të suksesshëm në aspektin personal me Tiranën duke shënuar 14 gola.
Gjatë prezantimit ai tha fjalët e para për eksperiencën e tij të re: “Jam i lumtur që kam firmosur këtu. E njoh këtë skuadër falë Rrahmanit dhe shpresoj të justifikoj besimin e dhënë. Nuk dua t’i zhgënjej drejtuesit, por dua t’ua kthej atyre me gola.
Nëse shënoj më pas se 10 gola, atëherë do të ishte një sezon i dështuar”.“Dua të eci në gjurmët e Cikalleshi dhe Rrahmanit, Besoj se me përvojën time mund të ndihmoj skuadrën.
Do rikthehem sërish në Shqipëri, e të martën do të nis përgatitjet që të jem gati së bashku me skuadrën për sezonin e ri”.Kjo është skuadra e katërt e huaj me të cilën luan Bakaj, pasi më parë ka provuar të veshë bluzën e Dinamos së Bukureshtit, Çornomorets Odesa dhe Hapoel Ra’ anana.