Dy psikiatër “ridiagnostikojnë” divën: pagjumësi, fobi, stres posttraumatik. Dhe diagnostikojnë një spektër të fshehtë të autizmit. Liliana Dell’Osso, profesore e psikiatrisë dhe drejtore e Klinikës së Psikiatrisë në Universitetin e Pizës, rrëfen për dashurinë e saj për kinemanë, e cila vazhdon ende në forma të ndryshme.
Në fillim ishte kinemaja…Unë jam rritur në kinema. Prindërit e mi kishin një sallë kinematografike në Bernalda, në provincën e Materas. Çdo ditë, pasi mbaroja detyrat e shkollës, shkoja të shihja një film. Salla ndodhet ende atje, është e mbyllur prej shumë vitesh. Frensis Ford Kopola kërkoi që ta blejë. Bernalda është vendi i origjinës së familjes Kopola, kinemaja gjendet para godinës që rregjizori e ka restauruar, duke e transformuar atë në një vendpushim. Aty organizoi edhe dasmën e vajzës Sofia”. … Po, por duhet të lexohet nëntitulli: “Psikiatria dhe psikoanaliza e një rasti misterioz”. Ideja për këtë libër ka lindur gjatë kampusit ‘Angelini’ për praktikantët