Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meri Shehu jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët: Bëhuni gati për të vrapuar në 2024, ju pret një vit… 

2023/12/28 at 6:12 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meri Shehu jep lajmin e rëndësishëm për shqiptarët: Bëhuni gati për të vrapuar në 2024, ju pret një vit… 

Të gjithë njerëzit e presin me padurim parashikimin e astrologes tonë, Meri Shehu, për vitin 2024. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar se në përgjithësi, për Shqipërinë, ky vit i ri do të jetë me sfida. 

Sipas saj, shqiptarët duhet të bëhen gati për të vrapuar më shumë ose për t’u forcuar fizikisht, por edhe mendërisht, që të kapin sfidat e këtij viti. 

Rudina Magjistari: Si do të jetë 2024-ra në përgjithësi? 

Meri Shehu: Duhet të kuptojmë një gjë, që Jupiteri që është planeti i zgjerimit ose i dhënies së mundësive dhe ai që i bënë të dukshme të gjitha këto zhvillime, do futet në shenjën e Binjakëve nga qershori e tutje. Kështu që të gjithë tonalitetin ne e presim në këtë periudhë sepse pak a shumë shijen e Jupiterit në Dem e kemi ndjerë gjatë 2023-shit dhe është e tepërt ta ritheksojmë. Por, 2024-ra me futjen e Jupiterit në Binjakë do mbarti disa cilësi të tjera. 

Jupiteri në Binjakë është në pozicionin e tij më të ulët ose më të keq, thonë astrologët. Dhe kur një planet, sepse ju e dini që Jupiteri udhëheq Shigjetarin, por në Binjakë është përballë shenjës së tij dhe kur një planet futet në pozicionin e tij më të vështirë, mund të nxjerrë të gjitha karakteristikat toksike të asaj shenje. Kjo nuk do të thotë që Binjakët kanë këto karakteristika, por nxjerrë anën e keqe të karakteristikave të një shenje. 

Rudina Magjistari: Për Shqipërinë, për ne në përgjithësi? Domethënë, do të jetë një vit i mbarë, do të ketë sfida të shumta? Si duket? 

Meri Shehu: Shqipëria do ketë sfida patjetër. Madje do t’i duhet të ndërmarrë një maratonë të fuqishme, sepse duke qenë se është shenja e Bricjapit si vend, Jupiteri në Binjakë i fut në një stil pune të fuqishme, pak stresi dhe maratonë. Unë do ta quaja që duhet të bëhen gati shqiptarët edhe për të vrapuar më shumë ose për t’u forcuar fizikisht, por edhe mendërisht, që të kapin sfidat e këtij viti. 

Rudina Magjistari: Ky është lajm i mirë ë? 

Meri Shehu: Ky është lajm shumë i mirë. Të bëhesh maratonomak, ky është mesazhi për shqiptarët. Ama karakteristikat tona toksike që duhet të kemi kujdes këtë vit, janë: gjërat sipërfaqësore, dyfytyrësia, thashethemet dhe të marrësh gjërat në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por edhe komunikimi me telefona, me mjete komunikimi, do zërë vendin e një komunikimi bazë , siç mund të jetë një komunikim më shpirtëror ose më filozofik. Pra këtë vit, do bjerë pak tendenca për të kaluar në këto anë sipërfaqësore të komunikimeve, por kjo pas qershorit. Mbase në periudhën e verës kështu është më mirë, por që këto do jenë tendencat e vitit 2024. 

Pak para se të mbyllte parashikimin e përgjithshëm për vitin 2024, Meri Shehu na dha edhe një lajmërim tepër të rëndësishëm. 

Meri Shehu: Pak para se të fillojmë, duhet t’ju lajmëroj që do ketë 4 eklipse shumë të fuqishme ky vit dhe 3 nga më të fuqishmet do jenë në diagonalen Dash-Peshore. Shumë të forta si eklipse sepse këtu janë edhe lidhjet veriore të Hënës, pra karma ose nyja që tregon në qiell, nyja hënore, e cila do tregojë shumë për këto dy shenja, Dash-Peshore, në 2024-ën. /tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv 

Pas polemikave fetare, Turqia gjobit serialin e njohur televiziv 

Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake 

Shkupi refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake 

Protestat në Serbi, VOA: Reagim ndaj dobësimit të demokracisë, qytetarët të gatshëm ta mbrojnë votën e tyre 

Protestat në Serbi, VOA: Reagim ndaj dobësimit të demokracisë, qytetarët të gatshëm ta mbrojnë votën e tyre 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com