Mërgim Mavraj po zhvillon ndoshta sezonin më të mirë të karreirës së tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ishte një ndër pikat më të forta tek skuadra e Kolnit gjatë gjithë pjesës së parë të këtij edicioni përpara se në Janar të transferohej tek Hamburgu.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa vëmëndjen e të apasionuarve të Bundesligës gjermane. Në votimin e kryer në faqen zyrtare të bundesligës, fansat e kanë përfshirë 30 vjeçarin shqiptar në skuadrën më të mirë të fazës së parë.
Mavraj ka përfituar 26% të votave duke lënë pas dyshen mbrojtëse të Bajernit të Mynihut , Mats Hummels dhe Jerome Boateng, gjithashtu më pak vota se shqiptari kanë marrë edhe Valejo i Eintrachtit të Frankfurtit dhe Orban i Leipzig.
Vazhdueshmëria e djaloshit nga Istogu deri më tani ka qënë e mrekullushme, shumë pak gabime dhe një mori dulesh të fituara. Një vlerësim mjaft i rëndësishëm për lojtarin e kombëtares shqiptare i cili megjithëse ka vetëm pak javë tek Hamburgu ka mundësinë që të premten ti besohet shiriti i kapitenit në përballjen me Bayern Leverkusenin.
Formacioni më i mirë i fazës së parë në Bundesligë i votuar nga tifozët vijon si më poshtë. Në portë Neuer, në të djathtë të mbrojtjes Lahm, më pas Mavraj, Sokratis dhe Alaba. Në mesfushë Pulisic, Dembele dhe Thiago Alcantara, ndërsa treshja sulmuese e preferuar nga publiku është Modeste, Lewandowski dhe Aubameyang.