Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mërgim Mavraj, kritika të forta kampionatit europian

2016/06/23 at 8:48 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mërgim Mavraj, kritika të forta kampionatit europian

Mërgim Mavraj ka shpërthyer në kritika ndaj Euro 2016. Ai është i bindur se ka patur marrëveshje mes kombëtareve të ndryshme në takimet e treta në grupe. Këto kritika Mavraj i ka shprehur pas eliminimit të Shqipërisë, në një intervistë të dhënë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, të përkthyer nga Panorama Sport.


Mavraj, ju dhe shokët tuaj shqiptarë keni luajtur ndeshjen e fundit në grup të dielën dhe si e treta e Grupit A keni qëndruar për tre ditë para televizorit duke shpresuar për raundin tjetër. A ishte kjo të paktën një eksperiencë e mirë në komunitet?

E gjithë kjo ishte paksa e çmendur. Sigurisht ishte gjithashtu edhe një eksperiencë e madhë për ne si skuadër, pasi ne jemi ulur gjithmonë pasdite për të parë ndeshjet së bashku. Për shembull, ne nuk e kemi ditur gjatë ndeshjes së Turqisë me Republikën Çeke se për kë të bënim tifo. Një barazim do të na ndihmonte, ose një fitore 1-0 e turqve. Çfarë të bënim kur të ishte 1-0 për Turqinë? Disa shpresonin që çekët të barazonin, të tjerët trembeshin që çekët pastaj do të shënonin edhe golin e fitores, i cili në vetvete do të ishte i keq për ne. Kemi sharë shumë dhe kemi mëkatuar verbalisht gjatë të gjithë ndeshjes. Më pas ishim të zhgënjyer.

Mënyra se si raundi tjetër ndërtohet nga katër të tretat më të mira të 6 grupeve krijon kryqëzime të ndryshme me kundërshtarë të ndryshëm. A e kuptoni këtë sistem?

U desh të ma shpjegonin një herë pas ndeshjes me Rumaninë. Pastaj e kuptova se do të na duhej të dridheshim për tre ditë para televizorit. Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar. Ky është shtrembërim i aktivitetit. Turqit, nëse do të kishin luajtur bashkë me ne të dielën, ndoshta nuk do të kishin arritur asnjëherë në 2-0, por do të ishin munduar të mbanin fitoren 1-0. Por ata e dinin se duhej të shënonin gol. Është e njëjta gjë për Portugalinë, të cilës mund t’i shërbente një 0-0. Ashtu siç nuk është e drejtë që të luash në një turne dy ndeshje të dobëta dhe pastaj të bësh një ndeshje të mirë për të kaluar turin.

A nuk mallkuat edhe ju dëshpërimisht para televizorit, pasi gjermanët humbën aq shumë raste? Një 4-0 ndaj Irlandës së Veriut do të ndihmonte edhe ekipin tuaj…

Gjatë kësaj ndeshje ne po stërviteshim dhe e mësuam vetëm falë zëdhënësit për shtyp se Gjermania po dominonte. Që ata kishin pasur kaq shumë shanse, e kuptova vetëm në mënyrë indirekte. Kur e pashë më vonë në televizor, unë u mërzita.

A ju ka kërkuar falje për rastet e humbura Shkodran Mustafi, futbollisti i Gjermanisë me origjinë shqiptare?

Mua jo. Por ai nuk ka asnjë arsye pse. Ne e dimë se ai na ka uruar fat. Dhe djemtë bënë gjithçka që të shënonin shumë gola dhe ndoshta të na ndihmonin. Lëv vetëm mund ta fuste Shkodranin si sulmues. Ndoshta ashtu mund të na kishte dhënë një ndihmë më shumë.

Nëse do të kishit kaluar, Gjermania mund të kishte qenë kundërshtari…

Do të kishte qenë e shkëlqyer. Unë do t’i kisha kërkuar trajnerit të luaja në krahun e djathtë që të përballesha me shokun tim te Këln, Jonas Hektor.

A nuk e merrni më seriozisht këtë Europian?

Jo, jo, nëse do të na fusnin në aktivtet tani do të luanim me seriozitet. Gjithsesi, nuk mund ta luajmë me seriozitet të plotë, pas tre ditëve të kaluar mes drithërimave. Pas fitores së Turqisë, na kanë rënë bateritë. Ishim të gjithë të zhgënjyer pasi kjo ishte shpresa jonë e madhe.

A ju la trajneri pak më të qetë për shkak të këtyre përllogaritjeve?

Në ekipin tonë ishte një situatë shumë e veçantë. Gjithçka është bërë shumë njerëzore pasi askush nuk mund të tallej me situatën që kalonim. Trajneri ynë është italian dhe na ka stërvitur gjithmonë shumë taktikisht, i përqendruar te kundërshtari i radhës. Tani nuk ka më një kundërshtar apo ndeshje të radhës. Ai përsëri u mundua të mbante rutinën tone ditore. Ndaj ne u stërvitëm gjithmonë në orën 18 dhe humbëm ndeshjet në TV. Por shihet edhe me të që entuziazmi ka rënë.

A është e vështirë të dorëzohesh pas tre ditësh pritje?

Të dorëzohesh është gjithmonë e vështirë. Për ne, është pak më e lehtë, pasi e kemi fituar ndeshjen e fundit. Pasi ne ishim shumë të lumtur që kemi bërë kombin dhe tifozët tanë të shkëlqyer shumë krenarë. Kjo është arsyeja pse do të na presin mirë në Tiranë. Fatkeqësisht, shumë ditë pas asaj fitoreje.



Ju sugjerojmë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Para
Pritja e Kombëtares/ A e dini kujt ia mori Qeveria borxh autobusin?

Pritja e Kombëtares/ A e dini kujt ia mori Qeveria borxh autobusin?

Ja si i shpëtoi sot Hysaj zborit të Ramës

Ja si i shpëtoi sot Hysaj zborit të Ramës

Video/ Kodra: Do zbardhim të tjera dëshmi dhune nga drejtoresha Shabani

Video/ Kodra: Do zbardhim të tjera dëshmi dhune nga drejtoresha Shabani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com