Mirësevini në një botë krejtësisht të re, tërësisht dixhitale, më eficente dhe sigurisht më efikase. Mercedes-Benz C-Class i ri përfaqëson dy botë të ndryshme dhe në të gjitha aspektet krijon një zonë komoditeti të orientuar drejt së ardhmes, veçanërisht në një periudhë transformimesh rrënjësore.
Si modeli i parë i serisë së modeleve klasike të Mercedes-Benz, C-Class i ri do të jetë edhe më elektrik falë teknologjisë hibride të butë (mild hybrid) me teknologji 48 volt dhe gjenerator fillestar të intergruar ISG dhe plug-in hybrid. Falë sistemit të baterive me efikasitet të lartë, modeli i ri arrin një diapazon elektrik deri në 100 kilometra (WLTP[1]) në variantin plug-in hybrid.
Kjo është e pakrahasueshme me asnjë model tjetër të kësaj kategorie. Ai gjithashtu përcakton standarde të reja dhe përsa i përket qëndrueshmërisë. Dhe për shkak se C-Class është një prej serive të modeleve më të pëlqyer dhe më të shitur të Mercedes-Benz, elektrifikimi i këtij modeli do të ketë një ndikim jashtëzakonisht të madh në reduktimin e dioksidit të karbonit.
Përmirësimet e tjera teknike përfshijnë dhe karakteristikat opsionale të tilla si DIGITAL LIGHT (ndriçimi tërësisht dixhital) dhe lëvizshmëria e aksit të pasëm. Modelet e reja Sedan dhe Estate debutojnë sëbashku në fillim të pranverës dhe mund të porositen duke filluar nga 30 marsi i këtij viti, ndërkohë që do të mbërrijnë në showroomet e përfaqësive në Europë gjatë verës 2021.
Dizajni: Linja të pastra sensuale, më sportive dhe me elegante
Modeli i ri C-Class me ndryshimet e fundit do të ketë një dizajn më sportiv dhe më elegant se modeli pararendës, falë kombinimit proporcional të pjesës së përparme pak më të shkurtër, një aksi më të gjatë dhe dizajnit elegant të pjesës së pasme. Kabina sportive me forma muskuloze vë theksin edhe më shumë në format elegante të dizajnit. Xhami i përparmë dhe xhamat në pjesën e pasagjerëve kanë një zhvendosje të lehtë për në pjesën e pasme dhe sigurisht një ndryshim të dukshëm të përmasave klasike të njohura në industri si “dizajni i pjesës së pasme të kabinës”. Modeli i mëparshëm në fakt hodhi një hap të rëndësishëm në aspekte që lidhen me interiorin dhe veçanërisht përmirësimin e ndjeshëm të komoditetit, dhe modeli i ri C-Class hedh një hap edhe më të madh në drejtim të luksit modern. Interiori është një adoptim i elementëve kryesore të modelit të ri S-Class, duke i shtuar dhe disa elementë dhe nuance edhe më sportive.
Dizajni i jashtëm: Më shume elegancë dhe më shumë tërheqje
I parë në profil, sipërfaqet e dizenjuara deri në detajet më të imëta, krijojnë efekte unike të dritës. Anasjelltas, dizenjuesit kanë reduktuar linjat në minimum, gjë që thekson të ashtuquajturën formë e harkuar ose konturet edhe më shumë. Në modelin Estate, linja progresive e tavanit, e kombinuar dhe me dritaret e pasme në formë më të të pjerrët, i shtojnë dhe më shumë elementë sportivë këtij modeli. Sigurisht pa bërë kompromis me elementët e tjerë funksionalë. Karakteristika të tjera që i japing formë formave sportive dhe superiore përfshijnë gomat e gjera 17 deri në 19 inç në dizajne moderne.
Grila elegante e radiatorit karakterizon pjesën e përparme dhe format e reja i shtojnë edhe më shumë elegancë. Të gjitha modelet kanë një yll në pjesën qëndrore, me modelin dhe karakterin e grilës së radiatorit që ndryshojnë në detaje. Në linjën AVANTGARDE, ka elemente shtesë dekorativë në pjesën e zonës së ajritmit, ndërsa grila e radiatorit dhe parakolpi përfshin dhe disa elementë dekorativë të kromuar. Karakteristikë dalluese e linjës AMG është grila diamanti me dizajnin e yllit të kromuar.
Dizajni i pjesës së pasme është një dizajn tipik për një veturë të Mercedes-Benz. Dizajni i fenerëve të përparmë dhe të pasëm është vertëtë magjepsës dhe ofron një pamje të pagabueshme si ditën ashtu dhe natën. Në modelin Sedan, fenerët e pasëm për herë të parë do të jenë të ndarë. Në brendësi janë konfiguruar saktësisht dhe tregojnë standardin e cilësisë veçanërisht të lartë. Tre ngjyra të reja, blu spektrale, ngjyrë e argjendtë high-tech dhe e bardhë opalite, i janë shtuar gamës së mëparshme të ngjyrave.
Dizajni i brendshëm: elementë sportivë dhe dizajn në funksion të drejtuesit të mjetit
Paneli është i ndarë në dy seksione; një në pjesën e sipërme dhe një në pjesën e poshtme, seksioni me gropëzat e rrumbullakëta të ajrimit, një dizajn krejtësisht i ri, ngjasojnë me gopat e motorit të avionit, dhe janë vendosur në një sipërfaqe të lëmuar. Format dhe elementët janë kombinuar me elegancë dhe pa ndërprerje nga pjesë e përparme dhe në pjesën qëndrore. Fokusi i drejtuesit i shton edhe më shumë elementët sportivë: paneli dhe ekrani qendror anojnë pak për nga drejtuesi i mjetit me rreth 6 gradë.
Zona e drejtuesit të mjetit ka një ekran LCD me rezolucion të lartë. Është vendosur ë një pozicionim i lirë dhe duket se noton përpara profilit të krahut dhe hapësirës së zbukurimit. Kjo e veçon ekranin e shoferit nga kabinat tradicionale me forma klasike e të rrumbullakëta. Klientët mund të zgjedhin ndërmjet ekranëve në versionin 10.25-inç (26.0 cm) ose një versioni 12.3-inç (31.2 cm).
Ndryshimi i paradigmës drejt dixhitalizimit është gjithashtu i dukshëm në ekranin qendror: funksionet e automjetit mund të kontrollohen duke përdorur ekranin me prekje me rezolucion të lartë. Orientimi i tij në formatin ‘portret’ është veçanërisht i dobishëm për navigim. Ekrani me prekje gjithashtu duket se noton mbi hapësirën e zbukurimeve. Ashtu si paneli, ekrani është pak i anuar kah drejtuesi i mjetit. Ekrani qendror ka një diagonale të ekranit në rreth 9,5 inç (24,1 cm) si standard. Një version më i madh me përmasa 11,9 inç ose 30,2 cm është i disponueshëm sipas dëshirës.
Një element i kromuar me cilësi të lartë ndan konsolën qendrore nga pjesa e pasëm, pjesa e mbështetëseve për krahun dhe një pjesë e përparme në ngjyrë të zezë. Ekrani qendror me lundrim të lirë zgjerohet ngadalë dhe pa probleme nga sipërfaqja tre-dimensionale.
Dizajni modern, shumë i reduktuar i paneleve të dyerve kornizon të dy skajet e panelit të kontrollit. Paneli qëndron në pjesën e derës me mbështetëse të integruar, e cila evoluon nga një sipërfaqe vertikale në një orientim horizontal. Duke reflektuar modelin e konsolës qendrore, pjesa e përparme merr formën e një elementi metalik cilësor. Mund të përdoret si kapje ose dorezë mbyllëse dhe vendos kontrollet e dritares. Një tjetër theks i rëndësishëm është grupi i kontrollit ‘lundrues’, në të cilin janë integruar hapësja e derës dhe kontrollet e rregullimit të sediljeve.
Dizajni i special i linjës AVANTGARDE të ndenjëseve, një variant opsional, ose ndenjëset sportive të modelit të ri C-Class janë zbukuruar me materiale cilësore, të cilat krijojnë një përshtypje vizuale të lehtë dhe shumë tërheqëse. Mbështetëset e kokës vijnë me një dizajn krejtësisht të ri dhe janë bashkangjitur në mbështetëse me një copë zbukurimi të mbyllur nën të cilin ndodhet mekanizmi i rregullimit.
Një panel i mbështjellë me lëkurë të punuar me dorë që kanë pamjen e materialeve nappa është i disponueshëm për modelin e ri C-Class (pajisje opsionale, dhe standarde për linjën AMG). Gama e zbukurimeve të disponueshme tregojnë dhe sipërfaqet inovative. Këto përfshijnë interpretime të reja të rimesave me pore të hapura në ngjyrat kafe dhe një rimeso të zezë, me pore të hapura, që zbukurime të imëta prej alumini të mirëfilltë, që ndjekin konturet e panelit.
Ekrani i drejtuesit të mjetit dhe ekrani multimedial ofrojnë një përvojë holistike dhe estetike. Pamja e ekraneve mund të individualizohet me tre stile ekrani (Diskrete, Sportive dhe Klasike) dhe tre mënyra (Navigim, Asistencë, Shërbim). Në variantin “Sportiv”, për shembull, ngjyra e kuqe është mbizotëruese dhe konturet qëndrore rrotulluese kanë një dizajn dinamik. Në momentin që zgjidhet një nga linjat, C-Class i ri është i pajisur me ndriçim të ambientit që përmban fibra optike si standard.
Gjenerata e fundit e MBUX: Operon dhe mëson në mënyrë intuitive
Ashtu si S-Class i ri, modeli i ri C-Class është i pajisur me gjeneratën e dytë të MBUX (Mercedes-Benz User Experience). Interiori i automjetit bëhet edhe më dixhital dhe më inteligjent, pasi edhe hardueri edhe softueri kanë avancuar jashtëzakonisht shumë. Imazhet fantastike në ekranet LCD e bëjnë të lehtë kontrollimin e funksioneve të automjetit dhe ato të komoditetit.
Ekrani i drejtuesit të mjetit dhe ekrani multimedial ofrojnë një përvojë holistike dhe estetike. Informacioni paraqitet në një mënyrë të strukturuar dhe shumë qartë. Mercedes-Benz zhvilloi një estetikë të re të ekranit për modelin e ri S-Class, e cila tani përdoret sistematikisht si bazë dhe për modelet e tjera.
Pamja e ekraneve mund të individualizohet me tre stile ekrani (Diskrete, Sportive, Klasike) dhe tre mënyra (Navigim, Ndihmë, Shërbim).
Në stilin “Classic”, drejtuesi i mjetit mirëpritet në një mjedis familjar me ekranin. Ekrani i provuar me ndarje dhe ndryshimi i përmbajtjes ndërmjet siguron të gjithë informacionin e nevojshëm që i nevojitetit drejtuesit të mjetit.
Varianti “Sporty” dominohet nga ngjyra e kuqe, me dizajn dinamik të panelit qendror të komandimit.
Në stilin “Discreet”, përmbajtja zvogëlohet në atë që është thelbësore. Përveç kësaj, të dy ekranet mund të shfaqen në shtatë skema ngjyrash të kombinuara me ndriçimin e ambientit. Kjo është bërë me qëllim që e gjitha të shndërrohet në një përbojë mbresëlënëse të ngjyrave në brendësi.
Në variantin e ri të “Ndihmës” situata e trafikut shfaqet në kohë reale dhe plotësohet me informacion të rëndësishëm, i cili shfaqet në ekran.
Navigimi me ekran të plotë u përdor për herë të parë në modelin e ri S-Class, dhe i jep shoferit orientimin më të mirë të mundshëm në një udhëtim, veçanërisht të gjatë.
Hej Mercedes: Asistencë edhe më e plotë
Asistenti i zërit “Hej Mercedes” bëhet më interaktiv dhe i aftë për të mësuar duke aktivizuar shërbimet e disponueshme në aplikacionin Mercedes me. Për më tepër, veprime të caktuara mund të kryhen edhe pa fjalën kyçe për aktivizimin e asistentit, “Hej Mercedes”. Këto përfshijnë telefonatat hyrëse. “Hej Mercedes” gjithashtu shpjegon funksionet e automjetit dhe, për shembull, mund të ndihmojë kur pyetet se si të lidhni një smartphone me Bluetooth, ose ku mund të gjendet paisja e ndihmës së parë. “Hej Mercedes” është gjithashtu në gjendje të identifikojë pasagjerët nga zëri i tyre.
Smart Home: Inteligjencë e lëvizshme për lehtësi maksimale të funksionimit nga distance
Me funksionin MBUX Smart Home, C-Class tani bëhet një qendër kontrolli e lëvizshme për shtëpinë dhe për shumë njerëz. Meqenëse Smart Home i referohet ËLAN, sensorët dhe aktuatorët e bëjnë shtëpinë gjithnjë e më inteligjente dhe komunikuese: temperatura dhe dritat, grilat dhe pajisjet elektrike mund të monitorohen dhe kontrollohen në distancë. Detektorët e lëvizjes dhe kontaktet e dritareve informojnë përdoruesin për vizitorët e mirëpritur ose të padëshiruar.
“Hej Mercedes, a është njeri në shtëpinë time tani? “Sapo e kontrollova. Lëvizja e fundit e identifkuar ishte në kuzhinë një orë më pare”. Këto mund të jenë bisedat e ardhshme ndërmjet shoferit ose pasagjerit dhe shtëpisë së zgjuar (smart home) të drejtuesit të mjetit, duke përdorur asistentin e zërit MBUX – Mercedes-Benz User Experience. Me hedhjen në treg, funksioni MBUX Smart Home do të mbështesë pajisje të shumta të mundësuara nga ofrues të rëndësishëm të shtëpive inteligjente (smart home), kontratat përkatëse janë lidhur tashmë me Bosch Smart Home dhe Samsung SmartThings. Ofruesit e tjerë do të ndjekin dhe do të shpallen në një fazë të mëvonshme. Që në fillim, Hej Mercedes i kupton pyetjet dhe komandat në katër gjuhë (gjermanisht, në gjuhën kineze, anglishten amerikane dhe atë britanike). Mund të komandohen llambat, siguresat, termostatet, grilat dhe blindat, detektorët e lëvizjeve dhe kontaktet e dyerve ose dritareve, si dhe sensorët e temperaturës. Sistemi gjithashtu mund t’i përgjigjet pyetjes: “A e kam fikur kondicionerin?”. Në varësi të përgjigjes dhe termostateve të instaluar në shtëpi, është e mundur të ndryshoni çdo gjë: “Vendosni temperaturën në 18 gradë në të gjithë shtëpinë!”. Në këtë mënyrë, integrimi i Smart Home në MBUX ndihmon në zvogëlimin e konsumit të energjisë në shtëpi. Ai gjithashtu rrit komoditetin, sepse ngrohja gjithashtu mund të ndizet përsëri nga distanca dhe në kohën e duhur.
Muzika: Miliona këngë në dispozicion
Me shërbimin “Online Music”, Mercedes-Benz tani ka integruar plotësisht shërbimet kryesore të transmetimit të muzikës në sistemin e informacionit dhe argëtimit MBUX – Mercedes-Benz User Experience. MBUX mundëson qasje të përsëritur në profilin personal të përdoruesit në ofruesin e lidhur të muzikës. Kjo jo vetëm që u jep klientëve qasje të përshtatshme në këngët e tyre të preferuara dhe listat personale, por gjithashtu dhe mundësinë për të zbuluar miliona këngë. Funksionimi është intuitiv, duke përdorur asistentin e zërit MBUX, “Hej Mercedes” ose përmes timonit me butonët me prekje, ose direkt në ekranin qendror.
Videoja me efekte shtesë është në dispozicion si paisje opsionale. Një aparat fotografik regjistron ambientin përpara automjetit, ndërkohë që imazhet lëvizëse shfaqen në ekranin qendror. Përveç kësaj, objektet virtuale, informacioni dhe shënuesit mbivendosen në imazhin e videos. Këto përfshijnë, p.sh. sinjalistikën rrugore, shigjetat orientuese, rekomandimet për ndërrimin e korsisë dhe numrat e shtëpive. Kjo mund ta bëjë lundrimin shumë më të lehtë, veçanërisht në zonat urbane.
Një ekran head-up mund të porositet si paisje opsionale. Shoferi mund të shohë imazhin virtual me përmasa 9 x 3 inç (rreth 23 x 8 cm) që shfaqet mbi ekran në një distancë prej rreth 4,5 m.
Një skaner me shenjat e gishtit është i vendosur në një pozicion ergonomik poshtë ekranit qendror. Kjo i lejon përdoruesit të identifikohen në MBUX shpejt, në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt. Arsyeja është që opsionet personale dhe të dhënat siç janë preferencat, destinacionet më të fundit, parashikimet e bazuara në sjellje, kalendari i takimeve të punës ose posta elektronike janë të mbrojtura. Proceset e pagesave përmes Mercedes me janë gjithashtu të rezervuara për përdoruesit e regjistruara.
Motorët: Elektrifikim sistematik i motorëve modernë ma katër cilindra
Në saje të elektrifikimit sistematik dhe zvogëlimit inteligjent, C-Class i ri vendos standarde të reja në efikasitet. Diapazoni i motorit ka vetëm njësi me katër cilindra nga familja e tanishme modulare FAME (Familja e Motorëve Modular) Mercedes-Benz. Prandaj, diapazoni i motorit luan një rol të madh në fleksibilitetin e rrjetit ndërkombëtar të prodhimit, me elektrifikim të bazuar në nevoja.
Përveç variantit torbucharginf, si motorët me naftë ashtu edhe ato me benzinë tani kanë një gjenerator të integruar starter (ISG) për ndihmë inteligjente me shpejtësi të ulët të motorit si një hibrid i butë (mild hybrid) i gjeneratës së dytë. Kjo siguron shpërndarje të jashtëzakonshme të energjisë. ISG përdor një sistem elektrik 48 volt në bord që siguron funksione të tilla si në nisje, përshpejtim ose rikuperimin e energjisë dhe mundëson kursim të konsiderueshëm të karburantit. Motorët gjithashtu punojnë me shpejt dhe më qetë, dhe për rrjedhjojë funksioni start/stop është pothuajse po aq i padukshëm për shoferin. Kur është në punë, ndërveprimi inteligjent midis ISG dhe motorit me djegie siguron funksionim jashtëzakonisht të qetë.
Transmisioni: Tani automatik për të gjithë gamën
Transmetimi 9G-TRONIC është zhvilluar më tej, duke u adoptuar me ISG, dhe është instaluar në të gjitha modelet e C-Class. Motori elektrik, elektronika e energjisë dhe ftohësi i transmisionit tani kanë lëvizur në ose brenda transmisionit. Linjat e mëparshme janë eleminuar, gjë që ofron përparësi për instalimin dhe peshën. Për më tepër, efikasiteti i transmisionit është rritur. Ndër të tjera, bashkëveprimi i optimizuar me pompën elektrike të vajit ndihmon në zvogëlimin e shkallës së shpërndarjes së pompës me 30 përqind në krahasim me pompen mekanike – diçka shumë e mirë për efikasitetin. Për më tepër, ai përdor një gjeneratë të re të kontrollit të integruar të transmisionit plotësisht të integruar me procesor multi-core dhe teknologji të re të dizajnit dhe ndëerlidhjes. Përveç fuqisë së rritur informatike, numri i ndërfaqeve elektrike është ulur në mënyrë drastike dhe pesha e kontrolleve të transmisionit është ulur me 30 për qind krahasuar me modelin paraardhës.
Sistemi i drejtimit 4MATIC i modeleve të të gjitha rrotave aktive është avancuar akomamë shumë. Makina e re në boshtin e përparmë lejon që nivelet më të larta të çiftit rrotullues të transferohen me një shpërndarje ideale të ngarkesës së boshtit për dinamikën e drejtimit. Për më tepër, kjo ka një avantazh të rëndësishëm në peshë krahasuar me përbërësin përkatës në serinë e mëparshme, një kontribut i rëndësishëm në reduktimin e CO2. Teknikët gjithashtu kanë zvogëluar dhe humbjet e fërkimit në rastin e transmisionit të ri. Për më tepër, ai gjithashtu ka dhe një qark vaji të mbyllur dhe nuk kërkon masa shtesë për ftohjen.
[1] Të dhënat janë paraprake; automjeti nuk është në shitje ende. Shifrat e deklaruara janë “shifrat CO2 WLTP” të matura në përputhje me Rregulloren Zbatuese të Nenit 2 Nr. 3 (BE) 2017/1153. Shifrat e konsumit të karburantit janë llogaritur bazuar në këto shifra. Konsumi i energjisë dhe diapazoni u përcaktuan në bazë të Rregullores së Komisionit (BE) Nr. 2017/1151.