Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mendoni se dini çdo gjë që duhet për menstruacionet?

2018/06/02 at 6:24 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Mendoni se dini çdo gjë që duhet për menstruacionet?

Në një botë perfekte, menstruacionet do të vinin çdo ditë në të njëjtën muaj, do të ndiheshit pak në siklet për rreth një javë e më pas do të jetonit pjesën tjetër të 21 ditëve e qetë. Por duke qenë se bota nuk është perfekte, periodat mund të jenë të paparashikueshme, të dhimbshme, madje mund t’ju prishin edhe planet. Prandaj është e rëndësishme të dini çfarë është normale dhe çfarë po ndodh.


A mund të mbeteni shtatzënë gjatë periodave?

Nuk para ndodh, por nuk është e pamundur. Teorikisht, nëse ovulimi përkon me ditët e menstruacioneve dhe kryeni marrdhënie të pambrojtura, duke qenë se sperma mund të mbijetojë në nvaginë për 5 ditë, e kuptoni pjesën tjetër.

Sa gjatë duhet ta mbani një tampon?

Nëse nuk doni të rrisni shancet për Sindromën e Shokut Toksik, duhet ta ndërroni tamponin TË PAKTËN një herë nën 8 orë. Kjo sindromë është e rrallë por nëse e keni mbajtur tamponin për më gjatë se 8 orë dhe filloni përjetoni temperaturë, skuqje, të vjella apo diarre, shkoni menjëherë në urgjencë.

A është i sigurtë përdorimi i kontraceptivëve për të shmangur periodat?

Kjo është pyetje me spec, sepse gjaku që shihni gjatë asaj “javës” në muaj nuk është fare gjak periodash, por rrjedhje që vjen nga reduktimi i hormoneve. Pra duke marrë kontraceptivë ju jeni tashmë duke i shmangur periodat. Por megjithatë po, është e sigurtë marrja e kontraceptivëve nëse dëshironi ta ndaloni rrjedhjen “fallco” për një muaj.

A janë periodat fillimi apo fundi i ciklit menstrual?

Dita e parë e periodave është dita e parë e ciklit 28 ditor menstrual. Kjo zgjat 4-8 ditë. Në ditën e 14 fillon ovulimi. Nga dita 15-24 veza zbret në tubin fallopian drejt mitrës, ku, nëse nuk fertilizohet deri ditën e 28, degjeneron dhe del nga trupi. Më pas ktheheni në ditën e parë.

A është normale te shihni mpiksje gjaku?

Jo të gjitha femrat kanë mpiksje gjaku gjatë periodave, por nuk janë të pazakonta. Trupat tanë e rregullojnë ciklin në mënyrë të tillë që të mos humbim gjak deri në vdekje, prandaj mund të vini re mpiksje.  Disa nga këto mpiksje vijnë edhe si rezultat i mos çarjes siç duhet të membranës së mitrës. Megjithatë nëse masa e tyre është e madhe lini një takim te mjeku sepse është tregues për një problem serioz.

A janë dhimbjet e  papërballueshme të periodave normale?

Dhimjet janë të pritshme gjatë ciklit, por nëse ato janë aq të papërballueshme sa nuk ngriheni dot nga krevati, ju mund të keni endometriozë ose probleme të tjera.

Kur kaloni shumë kohë me një shoqe, a sinkronizohen periodat?

Nuk ka një përgjigje të prerë për këtë por ka gjasa që ciklet e dy femrave të sinkronizohen për shkak të feromoneve. Gjithashtu, nëse dy shoqe kalojnë shumë kohë bashkë, me shumë gjasa ato hanë të njëjtat ushqime, kanë të njëjtin regjim dhe ritëm të ditës, gjë që ndikon shumë.

Nëse nuk ju vijnë periodat, a do të thotë që jeni shtatzënë?

Ka shumë arsye pse mund mos t’ju vijnë periodat, dhe jo domosdo ka lidhje më diçka që rritet brenda jush. Kapërcimi i periodave lidhet edhe me humbje madhore peshe, ushtrim intensive, tiroidet, sindroma e vezëve policistike, kontraceptivët, menopausa dhe të tjera sëmundje kronike./Opinion.al

Etiketa: menstruacionetrupi i gruas


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike
Life Style

Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

31 Gusht, 2025 12:46 pm
Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë
Life Style

Terapia e heshtur që po ndryshon mënyrën si pushojmë në natyrë

30 Gusht, 2025 9:17 pm
Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale
Life Style

Testohet me sukses te minjtë, së shpejti një terapi universale antivirale

30 Gusht, 2025 4:34 pm
Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli
Life Style

Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli

30 Gusht, 2025 4:25 pm
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?
Life Style

Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

29 Gusht, 2025 5:44 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Para
Prindërit e Young Zerka-s e pëlqejnë shumë Ronelën. Ja çfarë thotë këngëtari

Prindërit e Young Zerka-s e pëlqejnë shumë Ronelën. Ja çfarë thotë këngëtari

Arsyeja pse po rritet në mënyrë të frikshme kanceri i mushkërive te femrat

Arsyeja pse po rritet në mënyrë të frikshme kanceri i mushkërive te femrat

Video/ Gjirafa ngatërron gjethet me kaçurrelat e tij, shikoni çfarë i ndodh futbollistit të famshëm

Video/ Gjirafa ngatërron gjethet me kaçurrelat e tij, shikoni çfarë i ndodh futbollistit të famshëm
















TE FUNDIT

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
6 Shtator, 2025

Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com