Elseid Hysaj nuk do të largohet nga Napoli. Ky është qëndrimi i menaxherit të tij Mario Giuffredi, pas interesimit të Arsenal.
Ai tha për “Radio Crc” se mbrojtësi i Kombëtares duhet të qëndrojë edhe një sezon te Napoli duke luajtur në Champions League, një përvojë që do ta kompletojë.
Më pas, sipas Giuffredi, mund të pranohen oferta nga 25 – 30 milionë euro.
Elseid Hysaj është nën kontratë deri në 2020 me Napoli. Gazelec Ajaccio do të kthehet në League 1 dhe për të arritur këtë qëllim i duhen lojtarë me përvojë. Skuadra franceze dëshiron Lorik Canën dhe sipas mediave franceze i ka bërë edhe një ofertë.
Lorik Cana ka deklaruar se do të largohet nga Nantes, ku luajti sezonin e fundit dhe deri më tani thashethemet e merkatos janë të shumta. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari e deri Laussane në Zvicër janë alternativat sipas mediave ndërkombëtare.
Arlind Ajeti mund të qëndrojë në Serie A. Vetë lojtari e ka pranuar se ka oferta, por mediat italiane zbulojnë interesin e Pescara.
Skuadra abruceze, ku kapiten është Ledian Memushaj pëlqen mbrojtësin, i cili nuk e rinovoi marrëveshjen me Frosinone, pas rënies në Serie B.