Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Memorandumi i opozitës dhe nevoja e një vettingu për partitë

2017/01/16 at 3:58 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shukriu me brekë të grisura dhe shoqëria jonë pa brekë fare

Nga Mentor KIKIA


Memorandumi i nënshkruar nga 23 parti opozitare mund të duket si parathënia e një përpjekjeje për të radikalizuar qëndrimin deri në bojkotim të mundëshëm të zgjedhjeve. Edhe pse, referuar deklaratës, pesë kushtet e këtij grupimi nuk janë sanksionuar si kushte për pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje, identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe votimi elektronik është konsideruar si thelbësor për të garantuar zgjedhje të lira. Disa prej kushteve kanë qenë edhe më parë në menunë e diskutimeve mes palëve dhe nuk kanë gjetur konsensus, ndaj dhe ka pak shanse që ato pesë kërkesa të çojnë në reformimin e sistemit zgjedhor, të paktën për zgjedhjet e Qershorit. Se si do të evoluojë qëndrimi i opozitës në muajt e ardhëshëm, me afrimin e zgjedhjeve, kjo pritet për tu mësuar, por ajo që mund të diskutohet tashmë është vetë përmbajtja e kushteve.

Do të doja të ndaleshim në dy prej tyre, që përbëjnë edhe burimin e përhershëm të problemeve me manipulimin e zgjedhjeve, deformimin e votës dhe vetë parimeve të demokracisë.

Votimi elektronik(pra mënyra e votimit dhe numërimit) dhe transparenca financiare.

Me votimin elektronik, opozita pretendon të shmangë trafikun e votuesve, regjistrimin dhe votimin disa herë të një personi, apo edhe më tej, votimin kolektiv apo grumbullimin e kartave të identitetit kundrejt pagesës. A është e mundur kjo në aspektin teknik? Opozita thotë po, ndërsa ata që e kundërshtojnë, që nuk është vetëm mazhoranca qeverisëse, mendojnë se shqiptarët nuk janë të përgatitur për të përdorur ende këtë lloj teknologjie. Gjithësesi, nëse ky operacion do të ishte i mundur, atëherë do të vihej dorë mbi një plagë të madhe  të zgjedhjeve, përfshi edhe nxjerrjen e rezultatit, ku numërimi i votave shndërrohet në një makth publik, me numërues të përgjumur që, për ditë të tëra, numërojnë vota Live para kamerave në tavolina të mbushura me kuti picash. Duke llogaritur edhe koston e krizave politike që prodhohen si pasojë e kontestimeve, çdo kosto financiare e këtij operacioni do ia vlente për të futur në rrugën e zgjidhjes një herë e mirë një proces, përherë të dyshimtë dhe përherë të papranuar nga ata që humbasin.

Një tjetër kusht është ai i transparencës financiare dhe trajtimit të shitblerjes së votës si krim i rëndë. Plotësimi i këtij kushti nuk kërkon as zotërimin e aftësive teknologjike, as investime. Ky kërkon vetëm vullnet politik për tu bërë, dhe është zhvillim pozitiv që të paktën njëra palë kërkon ti mbyllë derën parasë informale dhe të inkriminuar që ushqen makinerinë e politikës, pasi prej 25 vjetësh, partitë kanë qenë të gjitha të një mendjeve për të mos e prekur këtë temë.

Në vendin më të varfër të Europës, fushatat elektorale zhvillohen mes luksit dhe mitingjet shpesh ngjasojnë me ceremonitë e festivaleve ndërkombëtare të filmave apo koncertet e yjeve të muzikës botërore. Duke ofruar më shumë shfaqje se alternativa qeverisëse, fushatat janë bërë mekanizma ku qarkullohen dhjetra e qindra miliona Euro, burimi i të cilave asnjëherë nuk deklarohet. Por padyshim që dihet se ato janë para biznesi që paguhen dhe më pas  rimerren përmes tenderave e koncesioneve nga paratë publike, apo edhe me keq, para të ardhura nga kanale kriminale. Etja e politikës për para nxiti futjen gjithnjë e më shumë të sipërmarrësve në parlament, njerëz që nuk kanë propozuar e as kanë diksutuar ndonjëherë për ndonjë projektligj. Dekriminalizimi i politikës, që ka nisur me përjashtimin e atyre që kanë patur probleme me ligjin, duhet të nisë në fakt pikërisht këtu, tek burimet financiare. Eshtë paraja që dikton listën e kandidatëve, është paraja që dikton votën, edhe përmes blerjes së drejtëpërdrejtë. Eshtë pikërisht mungesa e kontrollit mbi financat e politikës që solli në parlament edhe sipërmarrës që fillesat e biznesit i kishin patur si skafistë klandestinësh apo tutorë prostitutash.

Reforma në drejtësi është në fillimet e zbatimit. Por ajo nuk do të ketë sukses nëse nuk reformohet sistemi politik, i cili është në fakt edhe prodhuesi i sistemit të drejtësisë. Por reformimi i politikës nuk nis nga mosha e njerëzve që kandidohen, por nga reformimi i sistemit zgjedhor, nga çlirimi i votës prej kthetrave të parasë së korrupsionit dhe krimit. Paralelisht me vettingun e drejtësisë, duhet të bëhet edhe vettingu i politikës.

 



Ju sugjerojmë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Para
Drejtori i arrestuar i Tatimeve, ja qendrimi i tij para prokurorëve

Dënohet me 3 vite burg ish-drejtori i Tatimeve

Dita e madhe për Melania Trump po vjen! Ja si janë shfaqur zonjat e para ndër vite në Ditën e Inaugurimit

Dita e madhe për Melania Trump po vjen! Ja si janë shfaqur zonjat e para ndër vite në Ditën e Inaugurimit

Video/ Kamerat filmojnë autorin e plagosjes së 22-vjeçarit

Video/ Kamerat filmojnë autorin e plagosjes së 22-vjeçarit
















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com