Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Por ndryshe nga tradita që krerët e shteteve priten në kryeqytet nga homologu, kësaj radhe Kryeministrja italiane do të shkojë në Lezhë, e konkretisht në Gjadër, aty ku është ngritur kampi për emigrantët sipas marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Rama do të shoqërojë Melonin gjatë gjithë vizitës së saj në Gjadër. Dy Kryeministrat do të shikojnë nga afër kampin e refugjatëve që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Më pas, në orën 12:00 Rama dhe Meloni do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.