Melania Trump dhe djali i saj 11-vjeçar Baron më në fund janë zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë, 5 muaj pasi bashkëshorti i saj Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zonja e Parë e SHBA po qëndronte në Nju Jork në mënyrë që djali i saj Baron të përfundonte vitin shkollor.
Ky veprim u komentua si i çuditshëm nga analistë e gazetarë amerikanë, pasi paraardhësja e saj Michelle Obama u zhvendos që në fillim në Uashington.
Megjithatë, gjërat duket se po shkojnë mirë. Melania duket e lumtur që më në fund do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë pranë bashkëshortit. Vet Zonja e Parë ka publikuar një foto të lëndinës së Shtëpisë së Bardhë duke njoftuar për vendimin që ka marrë.
Zhvendosja e Melania Trump mesa duket do të mirëpritet nga njukorkezët, pasi gjatë këtyre muajve janë përballur me masa të forta sigurie në Trump Tower, ku dhe jetonte familja e Presidentit Trump./tvklan.al