Gjykata e Lartë e Meksikës ka vendosur legalizon abortin në mbarë vendin.
Ky vendim ka ardhur 2 vjet pasi gjykata vendosi në favor të një kundërshtimi ndaj ligjit për abortin në shtetin verior të Coahuila që kishte vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë ishin jokushtetuese.
Që atëherë, shtetet e Meksikës dhe qeveria federale kishin qenë të ngadalta në shfuqizimin e kodeve penale. Vendimi i ri legalizon abortin në të 32 shtetet. Gjykata e Lartë tha se mohimi i mundësisë së përfundimit të një shtatzanie shkel të drejtat e grave.
“Në rastet e përdhunimit, asnjë vajzë nuk mund të detyrohet të bëhet nënë – as nga shteti, as nga prindërit dhe as nga kujdestarët e saj”, tha kreu i Gjykatës së Lartë, Arturo Zaldívar. “Këtu shkelja e të drejtave të saj është më e rëndë, jo vetëm për shkak të statusit të saj si viktimë, por edhe për shkak të moshës së saj”.
Vendimi i hap dyert sistemit federal të kujdesit shëndetësor për të ofruar aborte, gjë që është mirëpritur nga grupet për të drejtat e grave. Mexico City ishte i pari nga shtetet e vendit që legalizoi abortin në vitin 2007 dhe një duzinë të tjerë ndoqën shembullin e tij.