Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mëkati i Doktor Berishës

2016/04/26 at 1:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjebrea dhe Veliaj dhe dy skandale pozitive

Nga Artur ZHEJI


Sipas të gjitha gjasave gjykatat nuk po gjejnë dot provat e duhura për të çuar në një gjykim të fortë, të Shumëpërmendurin e arrestuar. Emrin e të cilit dhe akuzat ndaj të cilit, për herë të parë në publik, i ka artikuluar vetëm Doktor Berisha. Nëse ky është një mëkat, ai e ka bërë këtë.

Askush nuk do të çuditej nëse për mungesë provash, apo për procedurë,  ai, i Shumëpërmenduri,  do të mund të lirohet. Dhe jo vetëm ai. Sepse ai, është vetëm një, nga shumë si ata. Që madje postojnë në facebook foto të shumta me armatime, makina të blinduara, shotguns, snaiper dhe pra një arsenal të tërë vdekjeprurës.

Por  që për “rastësi”, kur ata kapen, arsenali zhduket.

Dhe kur zhduket arsenali i armatimeve, kur kërcënohen dëshmimtarët, ata dalin nga burgu dhe ribashkohen me shokët e tyre të armatosur, me armë dhe me  mllef.

Personalisht Doktori më sulmoi live në media. I tejnxehur ndoshta. I zhgënjyer apo se ashtu i vjen kur ndjek sintaksa të ndryshme arsyetimi nga e vetja. Pa pritur dot përfundimin e arsyetimit. Është pasionant.  Punë për të.

Por kjo rrethanë antipatike, nuk më errëson gjykimin që të arsyetoj se thirrja për armatosje  të popullit në formë ligjore, në institucionin e Kuvendit, është një “histeri iracionale”. Përkundrazi është një doktrinë e Djathtë, së cilës ndoshta me 1001 difekte, ai, Doktori pra,  i ka dalë për zot.

Edhe unë do të doja të kisha një armë në shtëpi. Dhe nëse do të kishte një ligj që do të më lejonte, do ta blija një të tillë. Do ta fusja në një dollap të blinduar me çelës dhe dryn, do ta vajisja dhe do ta kisha. Që të mbroja fëmijët e mi dhe familjen time. Për çdo rast! Duke uruar që ky rast të mos vinte kurrë! Por do të doja ta kisha si një mbrojtje ekstreme ndaj nderit dhe jetës së familjes sime.

Sepse ata,  që shpesh e më shpesh, hyjnë si fajtorë dhe dalin të pajfashëm nga burgu, janë ndërkohë, të pajisur deri në dhëmbë, ndonëse nuk ka “prova bindëse” për gjykatat tona.

Nuk dua të hyj në polemikën se i kujt është njeri dhe tjetri bandit, apo i pandehur i tillë.

E kam bindjen time për këtë. Kam jetuar  11 vite në Romë, kam punuar aty 11 vjet në media, dhe ka dëgjuar e përjetuar polemika pafund, ku për 40 vjet partia më e madhe italiane akuzohej si referentja politike e Mafias, që ishte një oktapod me kokën në Sicili dhe tentakulat e veta ndërplanetare,  deri në New York. Dhe kjo parti fitonte rregullisht mbi 75% te votave në ishullin e famshëm me kryeqytet Palermon, nga ku garantonte supremacinë elektorale në të gjithë Italinë. Nga viti 1945 e deri në vitin 1990 të paktën.

E pra, s’jemi  ne ata që e kemi shpikur këtë mekanizëm nga poshtë lart. Për të siguruar vota dhe pushtet. Dhe rrjedhimisht më pas, të detyruar për të ndarë pushtet me ta. Ky është një ndërveprim politiksht trasversal në Shqipëri. Përtej të majtës dhe të djathtës.

Le të bëjmë një koncesion zemërgjerë. Le të themi se “kryetarët e partive nuk i dinë mirë këto gjëra”. Por deputetët lokalë, janë të detyruar të bashkëveprojnë, se ata, të organizuarit në banda, kontrollojnë territore aspak të papërfillshme elektoralisht. Bashkë me spagetit, verën dhe drogën i kemi huazuar edhe të gjitha këto nga oksidenti, ku dhe identifikohemi.

Për tu kthyer tek “britma e Doktorit”, në këtë rast nuk shoh asnjë lidhje me vitin ’97 apo ’98, për të cilin ai, e ka marrë leksionin e vet politik dhe historik. Nuk ka lidhje as edhe me 21 Janarin. Aludimet dhe lidhjet me këto ngjarje janë të sforcuara dhe politikisht të sponsorizuara.

Mjerisht as edhe një apo disa nga papagallët mediatikë të Doktorit, që kanë 0 analizë dhe 100% mllef që nga veza ku janë ngjizur, nuk dinë ta interpretojnë moralin, e për më tepër llogjikën e një “thirrjeje” të tillë. Duke britur dhe pështyrë, sepse nuk dinë të mendojnë, e kanë menderosur më shumë dhe në favor të kundërshtarit politik, nënshtresën racionale të një parashtrimi të tillë.

Thirrje të cilën,  personalisht e konsideroj krejt të arsyeshme brenda kontekstit të paarsyeshëm në të cilin jeton shoqëria shqiptare. Doktori, ka boll “mëkate” të tjera, për të cilat nuk e merr dot në mbrojtje. Si edhe pjesa më e madhe e politikës shqiptare.

Përjashtimi nga Kuvendi, për 10 ditë, sidoqoftë ishte mënyra më e mirë për  ta përhapur më shumë debatin, në lidhje me këtë parabolë politike, që ai hodhi në Kuvend. Përtej sharjeve dhe romuzeve të tepërta që ai përdor, në kërkesën për armatosje dhe formatimin ligjor të kësaj kërkese, nuk ka asgjë anormale.

E them këtë në respekt të plotë të atyre që e mendojnë ndryshe ose krejtësisht ndryshe.  Madje mendoj që as edhe parlamenti nuk mjafton për një vendim si ky.

Vetëm një referendum, mund të japë një përgjigje bindëse, se çfarë mendojnë shqiptaqrët për këtë alternativë “mëkatare”.

Sepse ose ne, të djathtë e të majtë, duhet të jemi të zotët që të dimë dhe të mundemi të çarmatosim banditët që i takojmë padashje edhe kafeneve apo edhe në Kuvend, ose të na jepet mundësia ligjore të vetëmbrohemi prej tyre. Dhe ky nuk është një absurd dhe as edhe një lajthitje.

Është thjesht dhe qartë një Tezë Politike.

E Djathtë. Si në të gjithë botën.

 



Ju sugjerojmë

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
Bota

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 Qershor, 2025 8:58 am
(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

11 Qershor, 2025 8:46 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

11 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:45 am
E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo
Aktualitet

E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo

11 Qershor, 2025 8:43 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:16 am
Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Para
Basha: Të shpërbëhet Parlamenti dhe të mbahen zgjedhje të reja

Shifra dhe fakte/Basha: Ja 11 kompanitë që marrin gjithë tenderat nga Rama

Cozman para Tunës

Cozman para Tunës

Si u privatizua de facto stadiumi Qemal Stafa?

Si u privatizua de facto stadiumi Qemal Stafa?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
11 Qershor, 2025

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit...

Lexo më shumë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
11 Qershor, 2025

Në postimet në rrjetet sociale, kryeministri Rama ndan pamje nga pika turistike por dhe ato të bregdetit, duke i promovuar...

Lexo më shumë

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
11 Qershor, 2025

Vihet në pranga nga Policia e Shkodrës një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për posedim të dy armëve...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
11 Qershor, 2025

Do të zhvillohet sot për herë të 30-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që procesi ka ngecur në pikën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com