Deputeti Fatmir Mediu ka folur në seancën plenare ku do të votohet reforma në drejtësi.
Sipas tij, problemi më i madh në drejtësi mbetet implementimi i drejtë i ligjeve.
“Është e domosdoshme që pas miratimit të reformës të njohim dhe miratojmë ligje sa më të thjeshta në interes të qytetarëve.Një pjesë të të drejtave ua kemi mohuar ne qytetarëve, politika.”-tha Mediu.