Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka cilësuar akt të njëanshëm kërkesë e 33 deputetëve të shumicës për përfshirjen në procedurat parlamentare të paketës kushtetuese për reformën në Drejtësi.
“Unë nuk e di sesi mund të quhet ndryshe kur veprimi bëhet në mënyrë të njëanshme ose kapen deputetët duke i kërkuar firmën. Ndërkohë që ky është një proces që nuk është iniciative personale, por është iniciative politike e dy palëve në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar”, tha Mediu.
Në një skenar të tillë, pas Lulzim Bashës, Fatmir Mediu është zëri i dytë i opozitës që paralajmëron protesta.
“Pa dyshim që protesta… Një pushtet i cili synon të kontrollojë, të manipulojë, të zotërojë gjyqësorin në mënyrë të tillë, të manipulojë votën e qytetarëve nëpërmjet pazareve që bëhen në Kuvendin e Shqipërisë. Dmth të kalojë si një fenomon e rastit”, tha Mediu.