Ajo është shpallur si “Nusja e Vitit” nga revista spanjolle “Hola”.
Elia Zaharia Zogu këtë epitet e ka marr pas martesës me Princ Leka Zogun. “Surprize shume e bukur nga media Hola. Me shpallen “Nusja e Vitit. Faleminderit Blerina Kllokoqi Rugova për super fustanin e ceremonisë, jam e lumtur qe emri yt lakohet tashme ne te gjitha mediat me prestigjioze! Faleminderit Flora Suldashi per super fustanin e ditës, si edhe Class Make Up”, ka shkruar Elia në Facebook.
Kujtojmë se Princi Leka dhe Elia Zaharia u martuan në muajin tetor të këtij viti me mbi 800 persona të ftuar.